Ardi Veliu zbaton porosinë e Ramës, shkarkon brenda 24 orësh shefin e Komisariatit të Sarandës Syrja Bello
9 Korrik 2021, 09:08Nga DOSJA
SARANDË– Shefi i komisariatit i Sarandës, Syrja Bello është shkarkuar nga detyra! Në vend të Bellos është vendosur Klodian Kondi.
Ky shkarkim vjen një ditë pas konferencës së Edi Ramës që zhvilloi ditën e djeshme në lidhje me policinë e shtetit, aty ku kërkoi që të kishte ndryshime dhe rezultate. Rama në fjalën e tij përmendi rastin e Sarandës të cilën e cilësoi si alarmante.
“Kush janë këta pronarë lokalesh në zonën bregdetare që në mënyrë të hapur shkelin ligjin e tejkalojnë orën policore. Krijojnë hapësirë abuzimi që degjeneron deri në krisma dhe plagosje në mes të një dynjaje të tërë. Këta janë tutorët e policisë në atë territor. Këta janë korruptuesit e policisë së shtetit. Janë abuzuesit më të mëdhenj me uniformën e policisë së shtetit që tërheqin prej hunde ponicë e shefa komisariatesh duket i kthyer në roje të aktivitetit të tyre të paligjshëm. Rasti i Sarandës ishte alarmant. Ai rast duhet të çohet në ndëshkimin penal të gjithë zinxhirit të komandës në Sarandë”, tha Rama ditën e djeshme.
Shkarkimi i Bellos, vjen po ashtu pak orë pas mbledhjes që Ardi Veliu zhvilloi mëngjesin e sotëm me shefat e komisariateve dhe zëvendës drejtorët e policisë.
TIRANË- Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha ka komentuar urdhërin e kryeministrit Edi Rama i cili vendosi dje një ultimatum prej 100 ditësh për Policinë e Sh...
FIER–10 raste me pickim nga merimanga kanë shkuar me urgjencë në spitalin e Ferit në javën e fundit. Vetëm gjatë kësaj jave, në spitalin e Fierit janë paraqitur...
BRITANI-Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Priti Patel ka nënshkruar një marrëveshje për të kthyer në vendet përkatëse personat që kërkojnë azil, ata që janë p...
Aktualitet 9 Korrik 2021, 08:33
TIRANË- Që prej goditjes së grupit “Shpirti”, në kryeqytet po vlon ‘legjenda’ se SPAK po punon dhe se Prokuroria e Posaçme e...
SHKODËR– Zona e pikës kufitare të Gerçanit, në Vermosh është ‘pushtuar’ nga zjarri gjatë 24 orëve të fundit. Zjarri ka prekur shkurret, dhe pyjet që...
TIRANË–Afrim Sena është i riu i cili u vu në pranga nga policia rrugore pasi është kapur duke drejtuar mjetin, ndërkohë që po përdorte telefonin. Në moment...
TIRANË– Një bombul gazi ka shpëthyer pasditen e djeshme në një banesë në zonën e Rrashbullit në Durrës. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të...
TIRANË–Më 27 korrik, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit do të mblidhet për të vendosur nëse do të rinisë gjykimi për ish-ministrin e M...
TIRANE– Dosja e kryebashkiakut Fatos Tushe është në fokusin e debatit publik për shkak të indicieve se të përfshirë janë edhe të tjerë emra të njohur dhe politi...