Aktualitet

“Kategorikisht e ndaluar…”, Anila Hoxha ‘skanon’ ultimatumin për Policinë: Sot nis ulja e qafës

9 Korrik 2021, 09:01 Nga DOSJA
“Kategorikisht e ndaluar…”, Anila Hoxha ‘skanon’

TIRANË- Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha ka komentuar urdhërin e kryeministrit Edi Rama i cili vendosi dje një ultimatum prej 100 ditësh për Policinë e Shtetit. Në një postim në rrjetet sociale, me ironi, referuar deklaratës së Ramës se policia duhet të ruajë imazhin, Hoxha thotë se ditën e ditë të ultimatumit, policët do të shkojnë të qepin uniforma me porosi. Më pas, shkruan ajo, do të nisë aksioni  ‘ik se të kapa’, teksa sipas saj uniformat blu e kanë të ndaluar t’u prishin pushimet të kërkuarve si Talo Çela dhe Klement Xhaferri.

POSTIMI I PLOTE I ANILA HOXHËS:

Dita e dytë nisi.
Kanë mbetur dhe 98 ditë.
Sot në menu kemi për mëngjes: bollëk të proteinave ndaj rekomandohet nje takim me zëvendes drejtorët dhe shefat e komisariateve. Ata duhet të përbëhen sot nga ulja e qafës, heshtja totale kur shefi tju bërtasë, duhet të mbajnë nga një bllok ku të shkruajnë “shefi ka te drejtë”. Njëherazi duhet të jenë të veshur me uniformën që e presin me porosi tek stilistët dhe jo me uniformën pesë lekëshe, që veshin policë mavritë.
Për drekë: Dy aksione fizike dhe shoë force në periferi sipas motos: ik se të kapa!
Për ilustrim të ndiqet shembulli i operacionit të fundit të lojrave të fatit, ku mjeshtrat e krimit ekonomik njoftuan kundravajtesit paraprakisht se do kontrolloheshin.
Për darkë: sipas dëshirës, ose një postbllok me policë fit që kujdeset për orarin e mbylljes së lokaleve. Ose përdorim drageri alkool matës, një proces që duhet patjeter të shoqërohet me filmime cilësore që shtjellojnë heqje patentash.
Gjate kësaj dite është kategorikisht e ndaluar:
1. T’u prishen pushimet të kerkuarve si Talo Cela dhe Klement Xhaferri apo Ibrahim Liçi.
2. Të zbardhet ndonjë ekzekutim mafioz i ndodhur në Elbasan, Vlorë, Durrës dhe Shkodër.
3. Të bllokohet lundrimi i begatë i ndonjë piloti deti.

Dje, kryeministri Edi Rama e akuzoi Policinë e Shtetit si të korruptuar, pa etikë para qytetarit dhe shumë herë të vënë në shërbim të bizneseve të paligjshme. Rama vendosi afatin 100 ditor për të bërë shembuj konkret dhe për të vendosur policinë para qytetarëve. Sot, Veliu mblodhi shefat e Komisariateve në një mbledhje, kiu pritet të ketë lëvizje edhe në nivel qarqesh.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 100 diteshi i policise anila hoxha 100 diteshi i policise anila hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Korrik 2021, 08:33

TIRANË- Që prej goditjes së grupit “Shpirti”, në kryeqytet po vlon ‘legjenda’ se SPAK po punon dhe se Prokuroria e Posaçme e...