Aktualitet

Skandali në Kavajë/ Vijon djegia e tonelatave me plehra në bregdetin e Adriatikut, ‘lëviz’ prokuroria, nis hetimi për k

9 Korrik 2021, 09:49 Nga DOSJA
Skandali në Kavajë/ Vijon djegia e tonelatave me plehra në

Tonelata mbeturinash depozitohen dhe digjen çdo ditë në kodrën e fshatin Kazie mes zonës së plazhit në Spille dhe Plazhit të Gjeneralit. Grumbullimi dhe djegia e tyre ka shkaktuar ndotje të madhe mjedisore, për me tepër tani në pikun e sezonit turistik.

News24 e ka denoncuar disa herë situatën, por me sa duket institucionet lokale nuk kanë denjuar të lëvizin as gishtin për t‘i dhënë fund këtij skandali që po konsumohet çdo para syve të banorëve të zonës dhe bizneseve, apelet e të cilëve kanë përfunduar në vesh të shurdhët.

Denoncimet e shumta nga News24 me sa duket kanë sjellë dhe lëvizjen e organit të akuzës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka qenë sot në Prokurorinë e Rrethit Kavajë, ku ka mësuar se prokuroria ka nisur hetimet për krimin mjedisor.

Ndërkohë mbetjet urbane vijojnë të mblidhen në fshatin Kazie në bregdetin Adriatik duke iu vënë dhe flaka dhe shkaktuar një situatë të paprecedentë dhe një krim të rëndë mjedisor. Marrë nga Balkanweb

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plehrat ne adriatik plehrat ne adriatik

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Korrik 2021, 08:33

TIRANË- Që prej goditjes së grupit “Shpirti”, në kryeqytet po vlon ‘legjenda’ se SPAK po punon dhe se Prokuroria e Posaçme e...