U shtir sikur po fliste në telefon për të shmangur policinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali për posedim droge
9 Korrik 2021, 09:42Nga DOSJA
ITALI– Ai donte të bëhej “i padukshëm” dhe mos binte në sy por veprimi i tij bëri efekt të kundërt. Një 20-vjeçar shqiptar, me precendentë penal u arrestua të Mërkurën në mbrëmje në Milano të Italisë nën akuzën e tregtimit të lëndëve narkotike pasi gjatë ndalimit i’u gjet një sasi kokaine.
Sipas mediave italiane, ai u arrestua nga policia, të cilët e ndaluan në rrugë rreth orës 19:00 në cepin e via Ripamonti dhe viale Toscana. Në pamjen e makinës së karabinierëve, 20-vjeçari u përpoq të kthente kurrizin dhe nxorri telefonin e tij duke u shtirur sikur ishte duke folur.
Kjo lëvizje përfundoi duke tërhequr vëmendjen e karabinierëve, të cilët iu afruan dhe e bllokuan atë. Nga xhinset e djalit doli një mbështjellës celofani me 51 gram kokainë brenda, dukshëm i gatshëm për t’u shitur.
20-vjeçari, i cili kishte përfunduar në prangat e policisë dhe në të kaluarën, u arrestua përsëri dhe është dërguar në paraburgim në pritje të vendimit.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Në spitalin ‘Onkologjik’ të Tiranës ka patur radhë të gjata të qytetarëve të cilët prisnin në diell për të marrë ilaçet e tyre. Spitali nuk ...
TIRANË– Një tjetër lëvizje është bërë në komisariatet e policisë së vendit. Pas shkarkimit të shefit të komisaritati të Sarandës, ndryshime ka pasur dhe në...
SARANDË– Shefi i komisariatit i Sarandës, Syrja Bello është shkarkuar nga detyra! Në vend të Bellos është vendosur Klodian Kondi.Ky shkarkim vjen një ditë ...
TIRANË- Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha ka komentuar urdhërin e kryeministrit Edi Rama i cili vendosi dje një ultimatum prej 100 ditësh për Policinë e Sh...
FIER–10 raste me pickim nga merimanga kanë shkuar me urgjencë në spitalin e Ferit në javën e fundit. Vetëm gjatë kësaj jave, në spitalin e Fierit janë paraqitur...
BRITANI-Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Priti Patel ka nënshkruar një marrëveshje për të kthyer në vendet përkatëse personat që kërkojnë azil, ata që janë p...
Aktualitet 9 Korrik 2021, 08:33
TIRANË- Që prej goditjes së grupit “Shpirti”, në kryeqytet po vlon ‘legjenda’ se SPAK po punon dhe se Prokuroria e Posaçme e...
SHKODËR– Zona e pikës kufitare të Gerçanit, në Vermosh është ‘pushtuar’ nga zjarri gjatë 24 orëve të fundit. Zjarri ka prekur shkurret, dhe pyjet që...
TIRANË–Afrim Sena është i riu i cili u vu në pranga nga policia rrugore pasi është kapur duke drejtuar mjetin, ndërkohë që po përdorte telefonin. Në moment...