Aktualitet

‘Do na bjeri infrakt në këmbë’/ Të sëmurët presin radhët e gjata në diell për marrjen e shërbimeve mjekës

9 Korrik 2021, 09:41 Nga DOSJA
‘Do na bjeri infrakt në këmbë’/ Të

TIRANË– Në spitalin ‘Onkologjik’ të Tiranës ka patur radhë të gjata të qytetarëve të cilët prisnin në diell për të marrë ilaçet e tyre. Spitali nuk ka marrë asnjë masë për ti krijuar kushtet qytetarëve, e kryesisht të moshuarve ,për të mos qëndruar me orë të gjata në diell në pritje të radhës për të marrë medikamentet mjekësore.

Ditën e sotme ‘FaxNews’ ka intervistuar disa nga qytetarët që prisnin në ambjentet e jashtme të spitalit, të cilët janë shprehur se përveç se janë të sëmurë iu duhet edhe të presin në diell, ku temperaturat e larta t’i shkaktojë infarkt . Megjithatë qytetarët janë shprehur se nuk kanë vërejtje për mjekët por për sistemin. Sipas qytetarit mjekët nuk i kërkojnë para për kryerjen ë vizitave por kushtet dhe organizimet duhet të bëhen nga shteti.


Një qytetar është shprehur: “Në këtë vënd ku jetojmë gjithçka është e pamundur, nuk paguajmë para për shërbimet. Flas per sistemin jo për doktorët. Nuk ka asnjë sallë pritje apo orar, nuk ka asnjë koordinator dhe kështu krijohet shumë radhë. Sistemi dhe koordinimi nuk janë në rregull.”

‘Do më bie infarkt këtu në këmbë’, u shpreh një i sëmurë teksa priste radhën për të marrë ilaçet.

“Rrimë në diell. Nuk ka gjë më të vështirë se të rrish në këto temperatura këtu, do më bie infarkt këtu në këmbë. Nuk kam as vizitë asgjë, sa të shikoj përgjigjen e analizës dhe t’i jap recetën doktoreshës t’i marr ilaçet. Prit këtu më thotë sa të dalë ajo çdo gjysëm ore. Më thotë rri këtu në diell kot. Nuk ka më të vështirë të rrish në këtë vapë”, tha një prej qytetarëve.

Një tjetër qytetar u shpreh se është e kuptueshme radha për të kryer një vizitë, por në këto temperatura dhe në situatën e sëmundjes së tyre është e pamundur dhe e pakuptueshme të rrihet në radhë për ilaçet.

“Ne jemi të sëmurë dhe nuk vijmë këtu kot ne nuk mundemi të rrimë këtu në diell. Na thonë që nuk ka orar për ilaçet. Mund të ketë radhë për vizitat por jo radhë për marrjen e ilaçeve”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet qytetaret presin per sherbimet mjekesore spitali onkologjik qytetaret presin per sherbimet mjekesore spitali onkologjik

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Korrik 2021, 08:33

TIRANË- Që prej goditjes së grupit “Shpirti”, në kryeqytet po vlon ‘legjenda’ se SPAK po punon dhe se Prokuroria e Posaçme e...