SARANDË– Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për grabitjen e disa banesave në Ksamil të Sarandës. Në pranga të Policisë kanë përfunduar Nderim Ndreca dhe Hile Memehaj, të dy nga Gjakova. Ndërsa në kërkim është shpallur Getoar Mulliqi, gjithashtu nga Kosova.
Përveç dy të arrestuarve nga Kosova, Policia i ka vënë prangat edhe një pronari hoteli në Ksamil, Vangjel Pella, i cili dyshohet se ishte “koka” e organizimit të grabitjeve në zonë. Sipas informacioneve, Pella ishte personi që i strehonte grabitësit në hotelin e tij dhe si një njohës i mirë i zonës, u përzgjidhte edhe vendet se ku ato do të vidhnin.
Banorët e zonës ishin ankuar prej kohësh në Polici për grabitjet e ndodhura, duke sjellë edhe arrestimin e tre personave. Vetëm brenda një jave, në zonë janë grabitur 4 banesa, dhe se hajdutët kanë marrë para, orendi dhe bizhuteri.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Seanca publike në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA të enjten më 8 korrik për prokurorin Besim Hajdarmataj, u dominua nga pyetjet dhe konstatimet e vëz...
GREQI- Dy shqiptarë janë liruar nga autoritetet greke, pasi akuza “trafik droge” për të cilën ishin arrestuar nuk është vërtetuar me prova. Mediat e huaja rapor...
BRITANI E MADHE- Policia britanike ka publikuar pamjet sesi gjurmuan një grup trafikantësh, të dënuar me burg, që po tentonin të fusnin brenda kufirit 8 emigran...
TIRANË– Mjekja e njohur Lida Shosha me anë të një shkrimi të gjatë, të postuar në rrjetet sociale, ka komentuar profesionin e mjekut dhe të bluzave t...
FIER– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fier-Seman. Një motor është përplasur nga një mjet tip ‘Benz’. Për fat të mirë drejtuesi i moto...
TIRANË-Ditën e sotme zyrtarët ushtarakë shqiptarë dhe amerikanë kanë nisur Trajnimin e Përbashkët njëmujor të Kombinuar të Shkëmbimit në bazën e Forcave Sp...