Aktualitet

Sherr për një vajzë! Dhunohet 25-vjeçari në Laç, në gjendje të rëndë tek Trauma. Policia kërkon autorët

8 Korrik 2021, 18:42 Nga DOSJA
Sherr për një vajzë! Dhunohet 25-vjeçari në

LAÇ– Sherr mes të rinjve në Laç! Një 25-vjeçar, i identifikuar si Lleji Lika, është goditur me sende të forta në trup nga një grup personash. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Sanxhak të Laçit, ku bëhet me dije se agresorët i kanë shkaktuar 25-vjeçarit dëmtime në kokë.

I riu, Lika është dërguar për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë, por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Ndërkohë që Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka nisur nga puna për kapjen e autorëve, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Deri më tani raporohet se sherri ka nisur për një vajzë por nuk dihen detaje të tjera. Pritet që dëshmia e të lënduarit të zbardhë shkakun e konfliktit.

(a.b.k.m//dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lendohet lleji lika lleji lika sherr ne lac lendohet lleji lika lleji lika sherr ne lac

Sondazh

Poll