Aktualitet

Era e rëndë alarmon banorët e pallatit, si u gjet i pajetë në tualet 55-vjeçari. MOMENTI kur Policia ngjitet me shkallë

8 Korrik 2021, 19:53 Nga DOSJA
Era e rëndë alarmon banorët e pallatit, si u gjet i pajetë

LEZHË– Dalin pamjet nga momenti kur zjarrfikësit futen në banesën e 55-vjeçarit, Kujtim Metushi në Lezhë. Ky i fundit u gjet pa shenja jete në tualetin e banesës, për arsye që ende nuk dihen.

Ishin fqinjët e tij që raportuan për një erë të rëndë që vinte nga kati i tretë i këtij pallati, duke shtuar se prej 2 ditësh nuk e kishin parë të ndjerin. Në vendin e ngjarjes shkoi Policia dhe zjarrfikësja, këta të fundit përdorën shkallët për t’u ngjitur në katin e tretë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kujtim metushi lezhe kujtim metushi lezhe

Sondazh

Poll