Aktualitet

Sherri në Kurbin/ Policia jep versionin zyrtar: Shoqëruam disa persona, dyshohet se kanë dijeni mbi ngjarjen (EMRI)

8 Korrik 2021, 18:54 Nga DOSJA
Sherri në Kurbin/ Policia jep versionin zyrtar: Shoqëruam disa

KURBIN– Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e Llei Likës pasditen e sotme në Laç. 25-vjeçari është goditur me sende të forta, ndërsa Policia ka shoqëruar disa persona që dyshohet se mund të kenë dijeni lidhur me sherrin e sotëm.

NJOFTIMI  I PLOTË:

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në Sanxhak Kurbin, shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin Ll. L., banues në Kurbin, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë. Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet llei lika sherr ne lac llei lika sherr ne lac

Sondazh

Poll