Aktualitet

‘Ndjemë erë të keqe, kontrollojeni njëherë’/ Gjendet i vdekur 55-vjeçari në banesën e tij në Lezhë, fqinjët njoft

8 Korrik 2021, 19:13 Nga DOSJA
‘Ndjemë erë të keqe, kontrollojeni

LEZHË– Një 55-vjeçar, i identifikuar si Kujtim Metushi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Lezhë. 55-vjeçari, banues në lagjen Skënderbeg, kishte kohë që nuk shihej në lagje nga fqinjët.

Kanë qenë këta të fundit që kanë lajmëruar Policinë pasi kanë ndjerë erën e keqe që vinte nga banesa e Metushit. I ndjeri, i cili jetonte vetëm, kishte dy ditë që nuk shihej në lagje, ndërsa fqinjët raportojnë se nuk kishin dijeni se kishte probleme shëndetësore.

Metushi kishte qenë dy herë i martuar dhe divorcuar. Mësohet se nga martesa e parë nuk kishte fëmijë, ndërsa nga e dyta i ka jashtë vendit dhe jetonte i vetëm. Për shkak se dera ishte e mbyllur, forcat zjarrfikëse u futën në banesë me anë të shkallëve, pasi i ndjeri banonte në katin e tretë të një pallati të qytetit.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera ndaj dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale, megjithatë shkaku i vdekjes pritet të zbulohet nga eksperiza mjeko-ligjore.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kujtim metushi lezhe kujtim metushi lezhe

Sondazh

Poll