“Pluhur druri” / Dy shqiptarët në Greqi u burgosën padrejtësisht, prokurori habit me vendimin e tij
8 Korrik 2021, 19:18Nga DOSJA
GREQI- Dy shqiptarë janë liruar nga autoritetet greke, pasi akuza “trafik droge” për të cilën ishin arrestuar nuk është vërtetuar me prova. Mediat e huajaraportojnë se substanca e gjetur në makinën e dy shqiptarëve nuk ishte drogë.
Prokurori ka hequr akuzat për posedim dhe trafik droge kundër dy shqiptarëve, të moshës 38 dhe 44 vjeç, pas paraqitjes së tyre të mërkurën në qytetin verior të Selanikut.
Vendimi erdhi pasi autoritetet pranuan se substanca e bardhë e kapur në makinën e tyre ishte pluhur druri dhe jo kokainë. Një laborator shtetëror ku u analizua pluhuri raportoi se substanca e kapur nga Policia, ishte në fakt pluhur ngjitës druri që ishte kristalizuar pjesërisht për shkak të temperaturës së lartë brenda bagazhit të makinës.
Pas relacionit të laboratorit, dy shqiptarët u lanë të lirë dhe Policia iu kthehu sendet e sekuestruar, përfshirë edhe pluhurin që i solli telashe.
(f.i/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BRITANI E MADHE- Policia britanike ka publikuar pamjet sesi gjurmuan një grup trafikantësh, të dënuar me burg, që po tentonin të fusnin brenda kufirit 8 emigran...
TIRANË– Mjekja e njohur Lida Shosha me anë të një shkrimi të gjatë, të postuar në rrjetet sociale, ka komentuar profesionin e mjekut dhe të bluzave t...
FIER– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fier-Seman. Një motor është përplasur nga një mjet tip ‘Benz’. Për fat të mirë drejtuesi i moto...
TIRANË-Ditën e sotme zyrtarët ushtarakë shqiptarë dhe amerikanë kanë nisur Trajnimin e Përbashkët njëmujor të Kombinuar të Shkëmbimit në bazën e Forcave Sp...
Gazetarja Klodiana Lala, ka treguar se në përgjime, që “BalkanWeb”, i ka siguruar e ilustruar, tregohet se Tushe dhe drejtuesit e tjerë të bashkisë, ishin në di...