Aktualitet

“Alo, ndihmë se po mbytemi”! Pamjet nga helikopteri, si rrezikuan shqiptarët jetën për të shkuar në Angli, kishin pagu

8 Korrik 2021, 18:25 Nga DOSJA
“Alo, ndihmë se po mbytemi”! Pamjet nga helikopteri, si

BRITANI E MADHE- Policia britanike ka publikuar pamjet sesi gjurmuan një grup trafikantësh, të dënuar me burg, që po tentonin të fusnin brenda kufirit 8 emigrantë shqiptarë. Udhëtimi ishte shumë i rrezikshëm duke detyruar njërin nga emigrantët që të telefononte policinë për të kërkuar ndihmë.

Pamjet tregojnë anijen me vela, e cila po luftonte për të qëndruar mbi ujë, pasi po përballej me det të trazuar. Në momentin kur një nga shqiptarët ka marrë telefonin për të njoftuar Policinë, një nga trafikantët është munduar që ta ndalojë.

“Jo, jo, jo, jo, jo, fike, fike,”-dëgjohet ai. Gjykatësi e quajti sjelljen e James Wisbey si cinike dhe të pafalshme, duke e dërguar atë pas hekurave të burgut.

Sipas mediave të huaja, Wisbey u punësua nga një grup shqiptar i krimit të organizuar për të sjellë migrantët në Angli. Në artikull theksohet se nga hetimet rezulton se në Angli për trafikun e emigrantëve shqiptarë, James Wisbey bashkëpunoi me Indrit Bahranin, i cili organizonte trafikun.

Ata i thanë policisë se kishin paguar 20,000 euro copa për udhëtimin e paligjshëm dhe menduan se do të vdisnin gjatë kalimit, prandaj kishin vendosur që të njoftonin Policinë, për t’i nxjerrë në breg të gjallë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet faye miles james wisbey shqiptaret ne angli faye miles james wisbey shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll