U dënua për falsifikim të dokumenteve/ KPA pezullon hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit Luan Daci. KPA: Presim vendimin nga Gjy
8 Korrik 2021, 17:47Nga DOSJA
TIRANË– Komisioni i Posaçëm i Ankesave ka pezulluar hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit Luan Daçi deri në marrjen e një vendimi nga Gjykata e Lartë. Gjyqtari hetues i çështjes, Ardian Hajdari, pasi kreu veprimet hetimore të domosdoshme në lidhjen me çështjen e gjyqtarit vendosi të pezullojë hetimin.
VENDIMI I PLOTË:
Pas regjistrimit në regjistrin e Juridiksionit Disiplinor të çështjes (JD) nr.5/2021, datë 31.05.2021, me kërkues Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit dhe me objekt “Procedim disiplinor ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci”, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 01.06.2021, u hodh shorti për caktimin e gjyqtarit hetues dhe më pas, për caktimin e Komisionit Disiplinor dhe kryesuesin e komisionit që do të shqyrtojë çështjen (JD) nr. 5/2021, datë 31.05.2021.
Pas hedhjes së shortit, gjyqtari hetues i kësaj çështjeje u caktua gjyqtar Ardian Hajdari, ndërsa kryesuese e Komisionit Disiplinor u caktua gjyqtarja Natasha Mulaj dhe anëtare, gjyqtaret Albana Shtylla dhe Ina Rama.
Gjyqtari hetues i çështjes Ardian Hajdari, pasi kreu veprimet hetimore të domosdoshme në lidhjen me çështjen (JD) nr.5/2021, datë 31.05.2021, bazuar në nenin 128, paragrafi 2, germa “b” e Kushtetutës; nenin C, pika 16 e Aneksit të Kushtetutës; nenet 5, pika 3, germa “a”, dhe 17 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë; nenin 1, pika 2 e ligjit nr.8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, nenin 297, germa “a” e Kodit të Procedurës Civile, vendosi:
2. Të njoftohet me këtë vendim gjyqtari nën hetim disiplinor Luan Daci, përfaqësuesit e ONM-së dhe Komisioni Disiplinor i ngritur pranë Kolegjit, për zhvillimin e procedimit disiplinor
Daci u dënua me 6 muaj heqje lirie nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pak muaj më parë, Komisioni i Posaçëm i Apelimit pezulloi nga detyra gjyqtarin Luan Daci, pasi ky i fundit u mor i pandehur për falsifikim dokumentash. Gjithçka nisi pasi ish-prokurorja Antoneta Sevdari, e akuzoi për mashtrim të institucioneve shqiptare dhe u provuan edhe nga SPAK, që doli në konkluzionin se Daci nuk u largua nga sistemi, po u shkarkua për paaftësi në punë në vitin 1997. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Daci ka paraqitur të dhëna të rreme, kur ka aplikuar për të qenë pjesë e trupës së KLP në vitin 2017.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Gazetarja Klodiana Lala, ka treguar se në përgjime, që “BalkanWeb”, i ka siguruar e ilustruar, tregohet se Tushe dhe drejtuesit e tjerë të bashkisë, ishin në di...
Ryshfeti apo bakshishi për mjekët është një fenomen aktual në sistemin tonë shëndetësor.Kirurgu i përgjithshëm Dr.Myftar Torba ishte sot i ftuar në “Top Talk”, ...
ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Rimini pasi u ndalua për një kontroll rutinë. Mediat e huaja raportojnë se 30-vjeçari ishte i paligjshëm në territ...
TIRANË– Policia Bashkiake ka ndaluar një tregtar në Tiranë i cili po shiste produkte në trotuar. Ata iu janë afruar në mënyrë që ti marrin arkën me spinaq...
TIRANË– Gjyqtarja e Posaçme Danjela Shirka ka caktuar masat e sigurisë për të arrestuarit e dosjes së Lushnjes. GJKKO vendosi masat, bazuar në prete...
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka komunikuar masat e sigurisë për ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe...
VLORË– Përfshihet nga zjarri pylli i Sodës në Vlorë! Dyshohet se zjarri është vendosur në mënyë të qëllimshme, pasi kjo e sotmja është vatra e tretë brenda...
TIRANË– Gjykata e Apelit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 12 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Tamponi”, që u zhvillua rreth 2 javë...
TIRANË– Kirurgu i përgjithshëm në Spitalin e Traumës, Myftar Torba ka pranuar se mjekët marrin rryfshet, duke e cilësuar atë në formën e një bakshishi. Tek...