Bota

14 raketa drejt trupave amerikane në Irak, plagosen 2 zyrtarë, koloneli: Këto sulme minojnë sovranitetin e vendit

8 Korrik 2021, 11:01 Nga DOSJA
14 raketa drejt trupave amerikane në Irak, plagosen 2 zyrtarë,

IRAK- Diplomatët dhe trupat amerikane në Irak dhe Siri ishin në shënjestër të tre sulmeve me raketa dhe dronë në 24 orët e fundit. Aljazeera shkruan se sipas zyrtarëve të SHBA-së të paktën 14 raketa goditën një bazë ajrore irakiane që priste forcat amerikane, duke plagosur dy anëtarë të shërbimit amerikan. Ndërkohë që edhe pse për këto sulme nuk ka mbajtur askush përgjegjësi, disa analistë besojnë se kjo ‘fushatë’ sulmi, është e mbështetur nga Irani.

Forcat amerikane, të cilët kanë 2,500 ushtarë të vendosur në Irak si pjesë e një koalicioni ndërkombëtar të grupit anti-ISIS, janë shënjestruar gati 50 herë këtë vit në vend, por ditët e fundit kanë parë një rritje të frekuencës së sulmeve. Grupet e armatosura irakiane të rreshtuara me Iranin premtuan të hakmerren pasi bastisjet e SHBA në kufirin Irako-Sirian vranë katër prej anëtarëve të tyre muajin e kaluar.

Dy njerëz u plagosen lehtë në sulmin me raketa në bazën ajrore Ain al-Asad në Irakun perëndimor, tha zëdhënësi i koalicionit Kolonel i Ushtrisë Amerikane Kolonel Wayne Marotto. Duke komentuar pas zhvillimit të së enjtes, Wayne tha se çdo sulm “minon autoritetin e institucioneve irakiane” dhe sovranitetin.

“Çdo sulm kundër GoI, KRI dhe Koalicionit minon autoritetin e institucioneve të Irakut, sundimin e ligjit dhe sovranitetin Kombëtar të Irakut. Këto sulme rrezikojnë jetën e civilëve irakianë, dhe forcat partnere nga ISF,” shkruan Marotto.

Each attack against the GoI, KRI and the Coalition undermines the authority of Iraqi institutions, the rule of law and Iraqi National sovereignty. These attacks endanger the lives of Iraqi civilians, & the partner forces from the ISF, Peshmerga & Coalition.

— OIR Spokesman Col. Wayne Marotto (@OIRSpox) July 8, 2021

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota sulmohet trupat amerikane ne irak sulmohet trupat amerikane ne irak

Sondazh

Poll