Bota

Ambasada amerikane në Serbi: Duhet drejtësi për rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, zbardhja e kësaj ngjarjeje është

8 Korrik 2021, 07:36 Nga DOSJA
Ambasada amerikane në Serbi: Duhet drejtësi për rastin e vrasjes

SERBI- Ambasada amerikane në Serbi ka rikthyer në vëmendje rastin e vrasjes nga forcat serbe vëllezërit Bytyqi. Në një postim në Twitter, ambasada shkruan se zbardhja e  vrasjës së Yllit, Agron dhe Mehmet Bytyqi duhet të jetë prioritet në lidhje me raportet midis dy vendeve. Ambasada të tej shkruan se nuk do të harrojë kurrë këtë krim, dhe se njësia e e drejtuar në atë kohë e Goran Radosavljeviç, të cilin Serbia e nderoi pak ditë më parë, duhet  që të dënohen së bashku me Radosavljeviç.

“22 vjet kanë kaluar qëkur tre amerikanët, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, u zhdukën derisa po mbaheshin në paraburgim nga njësitë speciale të policisë së Serbisë. Trupat e tyre u gjetën më vonë në një bazë në Petrovo Selo, në lindje të Serbisë, nën kontrollin e njësisë së udhëhequr nga Goran Radosavljeviç – Guri. Vëllezërit Bytyqi u ekzekutuan, u qëlluan në kokë me duart e lidhura pas shpine, megjithatë pas më shumë se dy dekadash nuk ka patur një hetim të plotë. Ne nuk mund dhe nuk do ta harrojmë këtë krim. Vendosja e drejtësisë për vëllezërit Bytyqi dhe familjen e tyre dhe mbajtja përgjegjës e atyre që kryen dhe mbuluan vrasjet e tyre mbetet prioritet sa u përket raporteve bilaterale me Serbinë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara u bën thirrje përsëri autoriteteve serbe, të cilat kanë premtuar të ndihmojnë në këtë rast me vite, për një hetim të plotë. Ky rast dhe shumë të tjerë ilustrojnë nevojën urgjente që Serbia t’i zgjidhë hetimet e pazgjidhura të krimeve të luftës dhe të përqendrohet në forcimin e shtetit të së drejtës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA’së.

Dvadeset dve godine su prošle bez pravde za trojicu američkih državljana koje su pogubile specijalne snage srpske policije. Nećemo zaboraviti smrt braće Bitići, niti ćemo prestati da tražimo pravdu. (1/2)

— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) July 8, 2021

Komandanti serb Goran Radosavljeviç–Guri, u nderua pak ditë më parë nga shteti serb, ndërkohë që ky komandant në kohën e luftës me Kosovën ka kryer shumë vrasje dhe masakra, ku ndër të vrarët janë edhe vëllezërit Bytyqi.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni goran radosavljeviç mehmet bytyqi rasti i vellezerve bytyqi goran radosavljeviç mehmet bytyqi rasti i vellezerve bytyqi

Sondazh

Poll