Politike

Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, Meta përshëndet miratimin: Përgjegjësit e kësaj masakre të marrin dënimin e mer

7 Korrik 2021, 18:06 Nga DOSJA
Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, Meta përshëndet

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur miratimin e Rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë nga Kuvendi i Kosovës.

Përmes një postimi të ndarë në rrjetin social ‘Facebook’, Meta shkruan se i bashkohet pikëllimit të thellë për viktimat e pafajshme dhe është pro dënimit të çdo përpjekje për mohimin e këtij gjenocidi.

Shkrimi i Presidentit Meta:

E përshëndes miratimin nga Kuvendi i Republikës së Kosovës të Rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, masakrës më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore, që ndodhi 26 vite më parë, në zemër të Europës dhe që kurrsesi nuk duhej të ishte lejuar të ndodhte. Duke e përkrahur këtë Rezolutë, i bashkohem pikëllimit të thellë për viktimat e pafajshme dhe nderimit të kujtimit të tyre, dënimit të çdo përpjekje për mohimin e këtij gjenocidi dhe e përqafoj thirrjen për të bërë çdo përpjekje, që përgjegjësit e kësaj masakre të marrin dënimin e merituar nga drejtësia. Vetëm duke forcuar bashkëpunimin rajonal dhe bashkëjetesën etnike e fetare do të konsolidojmë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe do të ecim përpara drejt së ardhmes të përbashkët në Bashkimin Europian.

Ditën e sotme, Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan Rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë në Bosnje e Hercegovinë. Pro rezolutës ishin 89 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Rezoluta kaloi në Kuvendin e Kosovës si propozim i koalicionit boshnjak, ndërsa u përkrah nga të gjitha grupet parlamentare të Kosovës.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gjenocidi serb ne srebenice ilir meta gjenocidi serb ne srebenice ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 7 Korrik 2021, 15:43

TIRANË– Deklaratat dhe etiketimet fyese të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ndaj aktivistve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nuk k...