Politike

U munduan të na tregojnë se nuk honepsen dot! Mesazhet dhe shenjat mes Metës dhe Veliajt në Budapest, pse po hesht president

7 Korrik 2021, 16:26 Nga DOSJA
U munduan të na tregojnë se nuk honepsen dot! Mesazhet dhe shenjat mes

TIRANË– Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, presidenti Ilir Meta duket se ka rënë në qetësi…Pikërisht këtë qetësi e ka analizuar gazetari Bledian Koka, i cili fillimisht ka nisur me faktin që kreu i shtetit nuk i ka gëzuar fitoret që Gjykata Kushtetuese i ka dhënë për shumë padi që ai vetë ka dërguar në institucionin më të lartë të drejtësisë në vend. Ndryshe nga çfarë ka bërë para 25 prillit…

Më pas, gazetari Koka është ndalur tek takimi i shumë komentuar i kryebashkiakut Erion Veliaj dhe presidentit Meta në Hungari, ku për herë të parë ishte dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Mesa duket në cilësinë e Zonjës së Parë, edhe pse ishte vetë ajo që ia la këtë “post” të bijës në vitin 2017. 

Kush e di pse?! Erion Veliaj ka qene ne pararoje te sulmeve ndaj Ilir Metes duke iu futur Presidentit deri edhe tek banjot per 9 mace qe sipas kryebashkiakut ai i ka. Dy dite me pare si Erion Veliaj dhe Ilir Meta u munduan fort te na tregojne se ata ende nuk e honepsin dot njeri-tjetrin, por fotoja e meposhtme po mundohet te na thote dicka…! p.s…dicka qe flet shume per heshtjen e Ilir Metes!,”-shkruan gazetari. 

POSTIMI I PLOTË I GAZETARIT: 

Fotografia reale e Ilir Metes se post 25 Prillit! Qe pas 25 Prillit, Ilir Meta po e mban fjalen qe dha ne 25 Maj te vitit te kaluar se ai kishte vendosur te behej nje President (danez). Iliri i para 25 Prillit nuk ka me asnje lidhje me Meten e post-25 Prillit! Por perpara se te vij tek fotoja qe sigurova me shume veshtiresi mes Ilir Metes dhe Erion Veliajt ne Budapest 2 dite me pare, dua te flas per heshtjen shurdhuese te Presidentit te Republikes ne lidhje vendimet e Gjykates Kushtetuese qe dite pas dite po i japin atij cdo dite te drejte per gjithecka cka uleritur e firmosur para 25 Prillit. Iliri i para 25 Prillit do te rremonte deri ne germat me te paqarta te nje opinioni te Venecias per te treguar se e verteta e qendrimeve te tij, por Meta e 25 Prillit nuk ka thene asnje fjale publike per nje seri vendimesh shpesh (7 me 0) te GJK-se ne favor te ankimimeve te tij qe nga rasti Cakaj, me ligjin e Policise se Shtetit e duke kulmuar me vendimin qe e shpall te paligjshme praktikisht shembjen e Teatrit Kombetar. Edhe kjo nje tjeter “medalje” qe deri tani duhet ngulur ne gjoksin e Presidentit ne heshtje. Ilir Meta mori pjese ne nje aktivitet te Bashkise se Budapestit ne bashkepunim me Bashkise se Tiranes per vendosjen e bustit te Heroit tone Kombetar ne parkun kryesore te kryeqytetit Hungarez. Si asnjehere tjeter ne keto 4 vite Presidence te Ilir Metes, ne krah te tij ne Budapest udhetoi edhe zonja Kryemadhi qe u duk se per here te pare kishte perqafuar poziten e “Zonjes se Pare” megjithese e refuzoi kete atribut ne vitin 2017. Kush e di pse?! Erion Veliaj ka qene ne pararoje te sulmeve ndaj Ilir Metes duke iu futur Presidentit deri edhe tek banjot per 9 mace qe sipas kryebashkiakut ai i ka. Thene kjo, me shume se njehere, e majta ka treguar se edhe sherrnajat me te ethshme mes tyre perfundojne ne pasione te medha. Dy dite me pare si Erion Veliaj dhe Ilir Meta u munduan fort te na tregojne se ata ende nuk e honepsin dot njeri-tjetrin, por fotoja e meposhtme po mundohet te na thote dicka…! p.s…dicka qe flet shume per heshtjen e Ilir Metes!

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bledian koka ilir meta ne hungari vizita veliaj-meta ne hungari bledian koka ilir meta ne hungari vizita veliaj-meta ne hungari

Sondazh

Poll

Politike 7 Korrik 2021, 15:43

TIRANË– Deklaratat dhe etiketimet fyese të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ndaj aktivistve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nuk k...