Politike

Mbyllet legjislatura 2017-2021! Deputetët që s’do kthehen në shtator japin lamtumirën, Ruçi merr lule e duartrokitje. BE

7 Korrik 2021, 05:58 Nga DOSJA

TIRANË– Sot, më 7 korrik të gjithë deputetët e Opozitës së re janë ulur për herë të fundit në karrigen e Kuvendit të Shqipërisë, pasi nuk do të kthehen më në shtator. Përveç tyre, ai që ka dhënë lamtumirë gjithashtu është edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili ka lajmëruar më herët largimin nga politika. Ruçi e mori fjalën i pari, bëri një bilanc të punës dhe në fund falenderoi të gjithë kolegët e tij. Në fund të fjalimit, deputetët u ngritën në këmbë e më pas i dhanë lule.

Selami Jenishehri, Myslim Murrizi, Ralf Gjoni, Spartak Braho e disa të tjerë nga më shumë se 80 deputetë që nuk do të jenë më në Kuvend në legjislaturën e re, bënë gjithashtu përshëndetjet e tyre të fundit. Braho tha se nuk ka asnjë mundim dhe se qëllimi i tij ishte largimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga politika. Sipas Brahos Berisha nuk do të futet në parlament në muajin shtator.

Murrizi i bëri thirrje SPAK që të gërmojë akoma më shumë në tendera korruptivë pasi sipas tij PS dhe PD kuptohen shuë mirë. E ndërsa Jenishehri kërkoi përsëritje zgjedhjesh. Ai tha se deputetët që janë në Kuvend janë më të poshtrit e historisë pasi kanë thyer nenin 24 i Kodit Zgjedhor për votën e emigrantëve. Sipas Jenishehrit, zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të përsëriten. I pyetur për vazhdimin e karrierës së tij, Jenisheri tha se do të vijojë betejën në gjykatë për përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare.

 

Kuvendi zgjodhi me 83 vota “pro” që të shpërfillë gjithë rekomandimet kundër për zgjedhjen e Armela Krasniqit në krye të Autoritetit të Medias Audiovizive. Në seancën e fundit, deputetët vendosën që të dalin kundër thirrjeve të ndërkombëtareve dhe vetë Bashkimit Europian duke vendosur Krasniqin në postin e saj të ri. Krasniqi mori shumicën e votave, ndërkohë që Alketa Dibra mori vetëm 9 vota pro. Nga ana e Partisë Demokratike ka pasur kritika dhe denoncime në lidhje me garën e zhvilluar. Konkretisht deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka deklaruar se fituesi është paracaktuar.  Sipas PD-së, për të drejtuar AMA-n është zgjedhur Armela Krasniqi, pasi ishte zëdhënësja e kryesocialistit Edi Rama. Sipas PD-së kryeministri pretendon të kapë edhe institucionin e AMA-s. Sot Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka kërkuar që zgjedhja e kryetarit të AMA-s, të shtyhet për në muajin shtator në legjislaturën e ardhshme.

Delegacioni i OSBE në Shqipëri i ka bërë thirrje maxhorancës që të garantojë një proces gjithëpërfshirës për zgjedhjen e emërimin e kryetarit të ri të AMA-s. Ndërsa, ambasada Britanike në Tiranë tha se po ndjek procesin për të garantuar profesionalizmin e AMA-s përmes zgjedhjes së kandidatëve të pavarur në strukturat drejtuese të institucionit. Pavarësisht kërkesës së delegacioni i Bashkimit Europian, Balla tha se emri për postin e kryetarit të AMA-s do të zgjidhet sot, dhe ashtu u bë .

 

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike seance plenare 7 korrik 2021 seance plenare 7 korrik 2021

Sondazh

Poll