Politike

Veliaj tha që ishte i sëmurë! Soreca në takim me Bashën, zbulon çfarë biseduan: Shkëmbyem mendime për legjislaturën e

7 Korrik 2021, 15:13 Nga DOSJA
Veliaj tha që ishte i sëmurë! Soreca në takim me

TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Krahas fotove të shkrepura gjatë takimit, Soreca shkruan se me Bashën kishin ndarë mendime lidhur me situatën politike pas zgjedhjeve dhe për fusha e reforma të tjera. Gjithashtu ambasadori shtoi se në legjislaturën e radhës, opozita do të luajë një rol thelbësor. 

Po ashtu edhe kryedemokrati ka ndarë detaje nga takimi, duke zbuluar edhe temat për të cilat kanë diskutuar. Ai shkruan se 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë, ndaj edhe i qëndron zotimit për hetimin deri në fund të të gjitha krimeve zgjedhore dhe ndëshkimit të fajtorëve

“Diskutime të frytshme sot me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian. Integrimi Europian i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesor i Partisë Demokratike, ndaj do të bëjmë gjithçka që vendi ynë të eci përpara në këtë rrugëtim kaq të rëndësishëm për qytetarët tanë. Për ne BE do të thotë votë e lirë, pavarësi e institucioneve, liri dhe pavarësi e mediave, ndarje e politikës nga krimi dhe luftë ndaj korrupsionit. Pa këto nuk mund të ketë as zhvillim, as integrim dhe as demokraci. 25 prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë dhe për Partinë Demokratike nuk mund të quhet një kapitull i mbyllur. Prandaj ne do të kërkojmë deri në fund hetimin e krimeve zgjedhore, ndëshkimin e fajtorëve dhe kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend,”-shkruan Basha.

Por vetëm pak orë më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, gjatë eventit ‘Tiana Youth Capital’ që u zhvillua në kryeqytet tha se Soreca nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk tha detaje të tjera. Mesa duket Soreca nuk paska qenë sëmurë por ka pasur thjesht një axhendë të ngjeshur. 

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike luigi soreca lulzim basha soreca takon bashen luigi soreca lulzim basha soreca takon bashen

Sondazh

Poll