Aktualitet

Prangoset shoferi shqiptar në Itali. Policia i zbulon vendin ‘sekret’ ku fshihte drogën

28 Maj 2019, 16:17 Nga DOSJA
Prangoset shoferi shqiptar në Itali. Policia i zbulon vendin

ITALI- Një shqiptar 37-vjeçar është arrestuar sot nga policia në Itali, pasi gjatë një kontrollit atij iu gjetën 300 gram kokainë dhe 3 kilogram hashash.

Mediat në Itali shkruajnë se  ai kishte me shumë se një javë që mbahej nën vëzhgim, pasi ai punonte dhe si shofer. Shtetasi me iniciale A.G. kishte marrëdhënie shoqërore me njerëz të njohur të trafikut të drogës në Bolzano.

Ai pasi ishte mbajtur nën vëshgim dhe ishte kapur në një karburant, ku kishte 53 gram kokainë. Por gjatë kontrollit të shtëpisë së tij në Oltrisarco, u shfaqën sasi të konsiderueshme të drogës. Kështu, lënda narkotike ishte fshehur me mjeshtëri në pjesën e kuzhinës, ndërsa hashashi ishte ndarë në “kapsula” dhe pako katrore.

Shqiptari ishte pa precedentë kriminalë të mëparshëm dhe me qëndrim të rregullt në Itali.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari shqiptari ne itali arrestohet shqiptari shqiptari ne itali

Sondazh

Poll