Aktualitet

CDU/CSU: S’kemi të drejtë të kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve në Shqipëri, dialog qeveri-opozitë

28 Maj 2019, 15:45 Nga DOSJA
CDU/CSU: S’kemi të drejtë të kërkojmë shtyrjen e

GJERMANI- Deputeti i parlamentit gjerman, Mark Hauptmann në një deklaratë për mediat është shprehur se grupi i tij parlamentar nuk ka të drejtë të kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve në Shqipëri.

Deputeti Hauptmann tha se nëse do të kërkohej diçka e tillë, do të kërkohej ndërhyrja në Kushtetutë dhe do të vihej në dyshim integriteti i një shtet të pavarur.

“De facto, kjo do të mund të konsiderohej si një kërkesë për të ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjin zgjedhor të vendit. Si pasojë do të lindnin pyetje mbi sovranitetin e një shteti të huaj”, thotë deputeti gjerman.

Deklarata e plotë:

Është e vërtetë se po ndjekim me shumë shqetësim krizën e brendshme në Shqipëri. Për hir të së ardhmes Europiane të Shqipërisë, duhet të zhvillohet dialog midis qeverisë dhe opozitës, dhe të dyja palët duhet t’i qasen njëra-tjetrës duke qënë të gatshme për kompromis për të mirën e stabilitetit demokratik në vend. Gjithsesi, e shikoj në mënyrë kritike idenë e të ndërhyrit në marrëdhëniet e brendshme të Shqipërisë. Si grup parlamentar, ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve në një shtet të pavarur. De facto, kjo do të mund të konsiderohej si një kërkesë për të ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjin zgjedhor të vendit. Si pasojë do të lindnin pyetje mbi sovranitetin e një shteti të huaj. Stabiliteti demokratik, përfshin gjithashtu detyrimin për të respektuar rregullat e legjislacionit ndërkombëtar.

Disa ditë më parë në një deklaratë dy deputetët Johann David Wadephul, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU në Parlamentin Gjerman dhe njëherësh kreu i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor si dhe Christian Schmidt, nga CSU, hodhën mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve vendore. (Lexo këtu)

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet cdu-csu kriza politike mark hauptmann cdu-csu kriza politike mark hauptmann

Sondazh

Poll