Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, delegacionet e të dy vendeve takohen sot në Bruksel, Lajçak: Do të diskutojmë çështjet aktuale 

7 Korrik 2021, 09:57 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi, delegacionet e të dy vendeve takohen sot në

BRUKSEL- Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar mëngjesin e sotëm me kryenegociatorin serb Petar Petkoviç, për të biseduar rreth takimit me delegcionin nga Kosova për dialogun mes dy vendve. Me anë të një postimi në Twitter, ai ka shkruar se në takimin mes dy palëve që do të mbahet më vonë do të diskutohet për çështjet aktuale si dhe për përgatitjen e takimt të ardhshëm mes dy liderve të vendeve.

“Pas takimit të djeshëm me delegacionin e Kosovës, këtë mëngjes pata një diskutim të dobishëm me Petar Petkoviq, kryenegociatorin serb. Më vonë gjatë ditës do të ulem me dy palët për të diskutuar për çështjet aktuale dhe për përgatitjen për takimin e ardhshëm të liderëve”, ka shkruar Lajçak.

Në takimin që do të mbahet ditën e sotme në Bruksel, delegacioni nga Kosova i përfaqësuar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, do të takohet me delegacionin serb të përfaqësuar nga Petar Petkoviç.

LAJMI KRYESOR: Asnjë përparim në dialogun Kosovë-Serbi, kreu i delegacionit serb: Ngritëm çështjen e Dragica Gashiq, ata asnjë fjalë për asosacionin. Lajçak: Ka ende shumë punë!

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni besnik bislimi dialogu kosove-serbi miroslav lajčák petar petkoviç besnik bislimi dialogu kosove-serbi miroslav lajčák petar petkoviç

Sondazh

Poll