Bota

Historike: Për herë të parë një autoktone Guvernatore e Përgjithshme e Kanadasë, emërohet Mary Simon

7 Korrik 2021, 06:23 Nga DOSJA
Historike: Për herë të parë një autoktone Guvernatore e

KANADA– Kryeministri kanadez Justin Trudeau, ka emëruar ish-diplomaten me origjinë autoktone Mary Simon në postin e Guvernatores së Përgjithshme të Kanadasë. BBC shkruan se Simon do te jetë e 30-ta në radhën e atyre që kanë përfaqësuar Monarkinë Britanike në Kanada në 154 vjet dhe e para ndër ta me origjinë autoktone.

Ky është padyshim një emërim historik dhe sigurisht i ndikuar edhe nga zhvillimet e fundit në vend, pas zbulimit të mbi 1000 varreve anonimë fëmijësh autoktonë në territorin e disa ish-shkollave rezidenciale në British Columbia dhe Saskatcheëan.

Mary Simon , Guvernatorja e re e Përgjithshme njihet gjithashtu si avokate e të drejtave dhe kulturës Inuit. Ajo është me origjinë nga Kangiqsualujjuaq-Nunavik dhe ka përfaqësuar Inuit-ët pranë qeverisë së Kanadasë dhe Kombeve të Bashkuara. Simon ka shërbyer gjithashtu si Ambasadore e Kanadasë për Çështjet e Arktikut si dhe ka qenë Ambasadore e Kanadasë në Mbretërinë e Danimarkës 1999-2002.

Mary Simon ka marrë 11 herë titullin Doktor Honoris Causa në Jurisprudencë nga këto universitete kanadeze: McGill, Guelf, Trent, Universiteti i Alberta, Memorial, Carleton, Queens, Loyalist College, Mount Saint Vincent, Universiteti i British Columbia, Universiteti i Victoria. Ajo ka qenë gjithashtu Kancelare e Trent University.

Emërimi i saj në postin e Mëkëmbëses së Mbretëreshës është aprovuar tashmë edhe nga Elizabeth II, kryetarja e shtetit kanadez.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota emerohet mary simon mary simon mary simon emerohet guvernatore ne kanada emerohet mary simon mary simon mary simon emerohet guvernatore ne kanada

Sondazh

Poll