Bota

Alarm në Portugali, 90% e të infektuarve me COVID janë me variantin Delta

7 Korrik 2021, 06:14 Nga DOSJA
Alarm në Portugali, 90% e të infektuarve me COVID janë me

PORTUGALI– 90% e të infektuarve me COVID-19 në Portugali janë me variantin Delta. Autoritetet shëndetësore lokale kanë bërë me dije se të dhënat më të fundit kanë dalë në përfundimin se Portugalia është e mbizotëruar nga varianti Delta.

Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa u ka bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kundër koronavirusit.

“Ne nuk mund të relaksohemi, qytetarët duhet të tregohen vigjilentë dhe të respektojnë masat”, ka thënë Costa.

Ishujt Atlantik, Madeira dhe Azore janë vendet që kanë pësuar një shtim të madh të numrit të të infektuarve.  Ky shtim i rasteve erdhi si pasojë e hapjes së kufijve që solli edhe rritjen e numrit të turistëve.

38% e popullsisë në Portugali është e vaksinuar dhe variantet e reja po prekin kryesisht të rinjtë që ende nuk janë vaksinuar.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid ne portugali portugali covid ne portugali portugali

Sondazh

Poll