Bota

Vdekja e babait të Kadri Veselit, politikanët në Kosovë ngushëllojnë familjen e ish-kryeparlamentarit: Ai sakrifikoi gjith

7 Korrik 2021, 09:12 Nga DOSJA
Vdekja e babait të Kadri Veselit, politikanët në Kosovë

KOSOVË- Krerët shtetëror si dhe liderët e subjekteve politike kanë ngushëlluar familjen Veseli për vdekjen e babai të Kadri Veselit, Fazli Veseli. Telegrafi shkruan se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në hapje të seancës plenare ngushëlloi familjen e Fazli Veselit.

“Ngushëllim familjes në emër të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për vdekjen e Fazli Veselit”, deklaroi ai.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook, është shprehur se lajmi për ndarjen e Fazli Veselit është pikëllues, dhe i trishtë.

“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit, babait të luftëtarit të orëve të para, bashkëthemeluesit të UÇK-së, ish kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Baca Fazli iku nga kjo botë duke lënë mbrapa një jetë të tërë me sfida. Vdekjet nuk janë të lehta, pavarësisht moshës, por vdekja e bacës Fazli vjen në një moment të rëndë për familjen Veseli për shkak të rrethanave tanimë të njohura”, shkruan ai.

Ndërsa, nga ana tjetër Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Fazli Vesli ishte burrë që gati një shekulli jetë, secilën ditë ia kushtoi Kosovës.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e Fazli Veselit, babait të kryetarit Kadri Veseli. Baca Fazli ishte një burrë që gjatë gati një shekulli jetë, secilën ditë ia kushtoi Kosovës.Si baba, ai rriti dhe edukoi të gjithë fëmijët e tij në frymën atdhetare. Si shqiptar, sakrifikoi dhe dha gjithçka nga vetja për lirinë e vendit tonë. Prandaj, sot, mendjet dhe zemrat tona janë pranë kryetarit Veseli në Hagë dhe familjes Veseli në Mitrovicë”, thotë ai.

Ngushëllime në Kuvend për humbjen e babait të Kadri Veselit, ka shprehur edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

“Para fillimit të kësaj seance po ju informojë se para disa orësh ka ndërruar jetë Fazli Veseli. Ai dhe familja e tij ishin të përndjekur nga regjimi i Millosheviqit. Ai ishte edhe babai i Kadri veselit. Ai fatkeqësisht nuk e pat afër as djalin e tij me të vogël”, ka thënë ai.

Gjithashtu ngushëllime familjes Veseli, i ka bërë edhe ish-kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj. Më anë të një postimi në Facebook, ai ka treguar herën e fundit që takoi Fazlli Veselin.

I paska mbyllur sytë përjetësisht babai i Kadrisë, Fazli Veseli! Herën e fundit kur e takova, pak ditë pasi Kadriu ishte nisur për në Hagë, ma shtërngoi dorën në shtëpinë e tij në Mitrovicë, ishte besimplotë dhe i palëkundur se Kosova do të bëhet. Ishte ai që me fjalët e tij na motivoi ne se duhet të mbledhim forcat dhe dhimbjen ta kthejmë në energji për të vazhduar punën e kryetarit Veseli në shtetndërtimin e Kosovës. Një baba shembull që i edukoi të gjithë fëmijët e tij me ndjenjën e përhershmë të atdhedashurisë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

LAJMI KRYESOR: Ndërron jetë babai i Kadri Veselit, ish-kreu i Kuvendit e takoi të atin për herë të fundit në spital

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni abelard tahiri fazli veseli kadri veseli memli krasniqi ramush haradinaj abelard tahiri fazli veseli kadri veseli memli krasniqi ramush haradinaj

Sondazh

Poll