Bota

Ndërron jetë babai i Kadri Veselit, ish-kreu i Kuvendit e takoi të atin për herë të fundit në spital

7 Korrik 2021, 07:50 Nga DOSJA
Ndërron jetë babai i Kadri Veselit, ish-kreu i Kuvendit e takoi

KOSOVË- Babai i ish-kryeparlamentarit të Kosovës si dhe një prej udhëheqësve të UÇK-së, Kadri Veselit, Fazli ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pas një lufte disamujore në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Lajmin fillimisht e ka bërë të ditur zyrtari i PDK-së, Donjet Bislimi, me anë të një postimi në Facebook.

Ishe Hero sepse rrite heroin tonë të gjallë, Prehu në paqe Baci Fazli. Ngushëllime familjes Veseli, Mitrovicës dhe gjithë Kosovës!”, ka shkruar Bislimi.

Ndërkohë që më parë për shkak të përkeqësimit të shëndetit të babait të tij, Kadri Veseli vizitoi Kosovën për 3 ditë në muajin maj. Ai qëndroi nga data 2 maj deri më 5 maj në spitalin ku ishte shtruar babai i tij në Mitrovicë. Veseli arriti të merrte leje për të vizituar të atin, ku vizitat u kryen nën monitorimin e rreptë të Eulex. Deri më tani nuk ka informacion se kur do të dalë nga burgu për të marrë pjesë në varrimin e babait.

(I.A;F.G/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni fazli veseli humb jeten kadri veseli kadri veseli fazli veseli humb jeten kadri veseli kadri veseli

Sondazh

Poll