Bota

Qëllohet me 5 plumba gazetari investigativ holandez! Dëshmitarët përshkruajnë skenën e krimit, raportuesi kishte urdhër m

7 Korrik 2021, 05:55 Nga DOSJA
Qëllohet me 5 plumba gazetari investigativ holandez! Dëshmitarët

HOLANDË– Qëllohet me armë zjarri gazetari investigativ holandez Peter. R. de Vries. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit. De Vries u dërgua në spital në një gjendje të rëndë pasi u qëllua me pesë plumba pasi ishte paraqitur në një emision bisedë televizive.

Dëshmitarët okularë kanë treguar se ndaj tij është qëlluar 5 herë si dhe një nga plumbat i ka prekur pjesën e kokës.

Në të kaluarën z. De Vries, 64 vjeç, i është dhënë mbrojtje policore pasi ka marrë kërcënime për përfshirjen e tij në çështjet penale si gazetar hulumtues dhe në gjykatë.

Kryebashkiaku i Amsterdamit Femke Halsema tha se ai “po luftonte për jetën e tij” dhe dënoi pushkatimin e tij si një “sulm mizor, të pashpirt”.

Policia bën të ditur se tre persona janë arrestuar në lidhje me të shtënat, e cila ndodhi rreth orës 19:30 me kohën lokale. Dy të dyshuar u arrestuan në një makinë në autostradën A4 në Leidschendam, dhe një i tretë në Amsterdam, me personin e armatosur që besohet se ishte mes tyre.

Policia po bën thirrje për dëshmitarë që të mos ndajnë materialin në mediat sociale.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota peter de vries qellohet gazetari holandez peter de vries qellohet gazetari holandez

Sondazh

Poll