Politike

Shembja e Teatrit, Dervishaj: Bashkia humbi të drejtën e pronës së TK, GJK rrëzoi edhe vendimin për prishjen

6 Korrik 2021, 20:28 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit, Dervishaj: Bashkia humbi të drejtën e pronës

TIRANË– Këshilltari juridik i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishi ka shpjeguar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar. I ftuar në emisionin “A Show”, Dervishaj shpjegon përse vendimi është në favor të palës që ka ngritur padinë kundër shembjes së Teatrit.

“Si palë në proces emocionet janë të pashmangshme dhe barra e përfaqësimit është e madhe. Nëse flasim pë Teatrin Kombëtar, çështja mban edhe një përgjegjësi të shumëfishtë sepse aty ti përfaqëson vullnetin e popullit dhe të Presidentit të Republikës, që është uniteti i popullit të cilin ai mishëron, në këtë logjikë, ku morali dhe ligji ishin bashkë, ku përgjegjësia e një juristi ishin bashkë. Sepse kërkimi që parashtron, prova që anatemon, të duhet të jesh i matur më këmbë në tokë dhe ta përfaqësosh në lartësinë që kërkon vetë çështja. Sepse vetë mënyra se si qeveria, bashkia dhe Kuvendi u sollën me Teatrin Kombëtar kërkon një mbrojtje serioze, që kemi pritur dy vite për ta patur. Ky është një konstatim që disa individë nga pala e bashkisë e kanë përdorur më shumë si mburojë. Gjykata Kushtetuese shqyrton mosmarrëveshjet kushtetuese midis organeve, shqyrton kushtetutshmërinë e akteve dhe bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës. Dhe çfarë ishte çështja e Teatrit Kombëtar që po shqyrtohej në Gjykatën Kushtetuese. Ishte fillimisht ligji special. Ishte më pas përpjekja e qeverisë përmes një akti të Këshillit të Ministrave që ta nxirrte çëshjen nga juridiksioni kushtetuesm, dhe ta trajtonte atë si një çështje rutinë duke e çuar në gjykatën e nivelit më të ulët. Sic ishte edhe përmbaruesi, sic ishte Bashkia që përmes një akti të vetëm i cili ekzekutonte vullnetin e Qeverisë. Gjatë mbrojtjes sonë ne kuptojmë shumë mirë ku pala tjetër kërkon të mbrohet. Asnjëherë pala tjetër për asnjë moment nuk mund të justifikonte themelin e çështjes, pra humbjen e një pasurie kombëtare të identitetit kulturor, po përmes sulmeve proceduriale mundohej që të bindnin gjykatën edhe ligji mund të kundështohet në Gjykatën Administrative. Pra u arrit në këtë lajthitje. Vendimi i Këshillit Bashkiak ishte akti i fundit përmes të cilit u bë i mundur, ose Bashkia bëri të veten shembjen e Teatrit Kombëtar dhe masën rregulluese për Teatrin e ri. Ndërkohë e gjithë kjo e drejtë i buroi nga një vendim i Këshillit të Ministrave i cili kaloi pronësinë nga Ministra e Kulturës te Bashkia e Tiranës. Në momentin që Bashkia e Tiranës ka humbur të drejtën e pronës edhe këtë vendim të Këshilli Bashkiak nuk mund ta aplikojë më,”-tha ai.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bledar dervishaj çështja e teatrit gjykata kushtetuese bledar dervishaj çështja e teatrit gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll