Sport

VIDEO/ Shkëndija e Tetovës nuk jep “shkëndija”, Mura e mposht në Shkup, komplikohet kualifikimi për kuqezinjtë

6 Korrik 2021, 20:32 Nga DOSJA
VIDEO/ Shkëndija e Tetovës nuk jep “shkëndija”, Mura

SHKUP– Duhet të ishte dita e Shkëndijes së Tetovës por nuk rezultoi kështu. Në stadiumin “Tose Proevski” të Shkupit ekipi nga Tetova humbi ndeshjen e parë ndaj skuadrës sllovene,Mura me shifrat 0-1. Përballja ishte e vlefshme për turin e parë eleminator të Champions League dhe tani kualifikimi për në raundin tjetër komplikohet për skuadrën drejtuar nga Ernest Gjoka.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 28′, teksa ishte sulmuesi i sllovenëve, Luka Bobicanec, që ekzekutoi saktë një 11-metërsh dhe gjuajti në cepin e majtë të portës së Zahov duke kaluar të tijtë në avantazh.

Reagimi i kuqezinjve të Tetovës ishte mjaft i morë dhe shansin e artë për të barazuar e pati Besar Ibraimi, por gaboi nga pika e penalltisë, duke mos arritur të dërgojë topin në rrjetë.Vërshëllima finale la në fuqi fitoren minimale të Mura-s dhe zhgënjimin e Shkëndijës, që do të provojë përmbysjen dhe kualifikimin në ndeshjen e ardhshme në Slloveni.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport shkendija e tetoves shkendija e tetoves

Sondazh

Poll