Sport

Rekord golash dhe më produktivi, ja pse ky Europian është spektakolar për tifozët

6 Korrik 2021, 16:56 Nga DOSJA
Rekord golash dhe më produktivi, ja pse ky Europian është

EUROPË-Kampionatit Europian po i vjen fundi dhe deri më tani ky turne ka prodhuar emocione të forta. Euro 2020 është kompeticioni me mesataren më të madhe të golave.Deri në fazën gjysmëfinale u shënuan 135 gola në 48 ndeshje nga 51 në total.

Ky Europian është më produktivi kundrejt 15 edicioneve të kaluara. Deri në këtë pjesë tifozët kanë festuar shënimin e një goli çdo 32 minuta lojë ose, e thënë ndryshe, çdo sfidë ka ofruar mesatarisht 2.82 gola për ndeshje.Por nëse golat janë për rekord, edhe më e frikshme është shifra e autogolave, duke qenë se deri në fazën çerekfinale janë 10 të tillë.

Kjo është një çmenduri nëse mendojmë se në 15 edicionet e historisë së Europianëve ishin shënuar 9 autogola në total. Statistika që nënvizon jo vetëm një marsh gabimi, por edhe një lloj intensiteti që kanë ofruar ndeshjet e luajtura në këtë edicion.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 uefa euro 2020 uefa

Sondazh

Poll