Sport

Itali-Spanjë një përballje klasike mes shumë shifrash e statistikash…

6 Korrik 2021, 17:46 Nga DOSJA
Itali-Spanjë një përballje klasike mes shumë shifrash e

ANGLI – Mbrëmjen e sotme Italia dhe Spanja do të luajnë gjysmëfinalen e parë të Evropianit të këtij viti dhë bëhet fjalë për një përballje që konsiderohet si një klasike e kompeticionit duke qenë se këto dy përfaqesuese janë përballur shpesh me njëra tjetrën

Italia e ka mundur Spanjën vetëm 2 herë në 14  ndeshjet e fundit; në miqësoren e 2011 2-1 dhe në 1/8 e finaleve të Euro 2016 2-0. Italia dhe Spanja janë përballur 9 herë më parë në Evropianë e Botërorë me italinë që ka fituar në 4 raste e Spanjën në 1.

Itali-Spanjë do të jetë përballja mes skuadrave evproiane që është vënë re më shpesh në turnetë madhorë. Kjo e së martës do te jetë sfida e 7 mes Spanjës e Italisë në një kampionat Evropian. për më tepërt ky është evropiani i katërt radhazi që këto dy skuadra përballen me njëra-tjetrën në fazën me eliminim direkt me Spanjën që kaloi turnin në 2008 dhe fitoi finalen e 2012 përpara se Italia ta Eliminonte në 2016.

Italia arrin në fazën final four të një turneu madhor Evropian e Botërorë për të 12-tën herë; vetëm Gjermania ka bërë më mirë, 20 herë mes 4 më të mirave të Evropianëve e Botërorëve. Axurrë janë e vetmja nga skuadrat gjysmëfinaliste që i ka fituar të gjitha ndeshjet e Euro 2020 deri tani.

Spanja arrin në gjysmëfinale të një evropiani për herë të tretë në 4 edicionet e fundit dhe në 2 raste që kanë qenë në këtë fazë La Roja ka ngritur edhe trofeun në fund. në 5 ndeshjet e fundit të luajtura në Wembley, Spanja ka humbur vetëm 1. Asnjë skuadër nuk ka përfituar më shumë nga autogolat sesa spanja në historinë e evropianëve, 3 të tillë dhe që të 3 kanë ardhur në euro 2020

Dyshja spanjolle Olmo-Moreno është ajo që ka goditur më shumë herë portat kundërshtare në Euro 2020  pa shënuar gol; 15 të tillë me një mesatare 3.3 gjuajtje për ndeshje, një vlerë kjo që është inferiore në krahasim me atë të Cristiano Ronaldos me 4.9 gjuajtje për ndeshje pa shënuar dhe Alvaro morata me 4

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll