Sport

Fanella fatësjellëse/ Spanja “hedh” poshtë të kuqen, ndaj Italisë beson te fati dhe te e…bardha

6 Korrik 2021, 17:49 Nga DOSJA
Fanella fatësjellëse/ Spanja “hedh” poshtë të

EUROPË-Italia dhe Spanja do të masin forcat në gjysmëfinalen e parë të kompeticionit më të rëndësishëm të Kontinentit të Vjetër në rang përfaqësuesesh. Ecuria e tyre ka qenë tepër e ndryshme, megjithatë si Italia ashtu edhe Spanja rikthehen për herë të parë pas plot nëntë vjetësh, për të luajtur një gjysmëfinale në aktivitetet madhore.

Spanja beson më shumë te fati për të fituar këtë duel. Kombëtarja La Roja do të veshë uniformat e bardha përballë Italisë, veshje që ka qënë fatsjellëse për ekipin e Luis Enrique.Spanja mundi Sllovakinë, Kroacinë dhe Zvicrën me petkun e bardhë për të arritur gjysmëfinalet e Kampionatit Evropian.

Në ato tre ndeshje, Spanja ishte një vizitor dhe e njëjta gjë ndodh në duelin e sotëm kundër Italisë në “ëembley”. Tani për tani, të qenit vizitor dhe veshja e bardhë i ka dhënë fat ekipit spanjoll.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 italia spanja euro 2020 italia spanja

Sondazh

Poll