Sport

54.000 tifozë në Itali-Spanjë, por ja kush është përfaqësuesja që dominon në tribunat e “Wembley-t”

6 Korrik 2021, 14:37 Nga DOSJA
54.000 tifozë në Itali-Spanjë, por ja kush është

ANGLI-Ditët e pushimit kaluan sërish shpejt dhe provimin e parë në katër kombëtaret më të mira e kanë dy vende si Italia dhe Spanja, që do të masin forcat në gjysmëfinalen e parë të kompeticionit më të rëndësishëm të Kontinentit të Vjetër në rang përfaqësuesesh.
Ecuria e tyre ka qenë tepër e ndryshme, megjithatë si Italia ashtu edhe Spanja rikthehen për herë të parë pas plot nëntë vjetësh, për të luajtur një gjysmëfinale në aktivitetet madhore.

Për këtë ndeshje, autoritetet britanike kanë vendosur të rrisin kapacitetin e stadiumit në 75%. Sipas asaj që është mësuar, në “Wembley” pritet të kenë rreth 54,000 spektatorë.
Sa i përket shpërndarjes midis tifozëve, UEFA specifikon rreth 11 mijë mbështetës italianë dhe 9 mijë spanjollë.

Sidoqoftë, nuk është e mundur të përcaktohet një numër i saktë pasi kuota e mbetur e biletave është për publikun e gjerë’).Megjithatë është e mundur që prania e tifozëve të të kaltër të jetë përfundimisht më e lartë duke pasur parasysh praninë masive të italianëve në Londër.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 italia spanja euro 2020 italia spanja

Sondazh

Poll