Sport

Neymar bën tifo për Lionel Messi-n: Dua të përballem me Argjentinën në finalen e “Copa America”

6 Korrik 2021, 17:32 Nga DOSJA
Neymar bën tifo për Lionel Messi-n: Dua të përballem me

BRAZIL– Neymar ka kërkuar që në finalen e “Copa America” të përballet me kombëtaren e Argjentinës. Sot kjo e fundit do të “ndeshet” me Kolumbinë për një vend në ndeshjen e fundit, në finalen e madhe.

Megjithëse Argjentina është kundërshtari më i vështirë për Brazilin në letër, Neymar ka bërë me dije se po bën tifo për ish-shokun e skuadrës.

“Unë dua të përballem me Argjentinën, jam duke bërë tifo për ta. Kam miq atje, por në finale Brazili do të fitojë,”- tha ylli i Paris Saint-Germain.

Hera e fundit që Argjentina dhe Brazili garuan në finale të Copa America ishte në vitin 2007, ndeshje që u mbyll me fitoren e Brazilit, megjithëse Messi u cilësua si lojtari më i mirë i ri i turneut.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll