Sport

VIDEO/ Prishtina reziton 70 minuta në Hungari dhe më pas prish gjithçka, Ferencvaros e likuidon me tre gola

6 Korrik 2021, 18:29 Nga DOSJA
VIDEO/ Prishtina reziton 70 minuta në Hungari dhe më pas prish

HUNGARI– Prishtina e nis ters ndeshjen e parë kualfikuese të Champions League. Kampionët e Kosovës u mundën nga Ferencvaros në Hungari me shifrat 3-0. Pjesa e parë përfundoi me shifrat 0-0.

Edhe në minutat e para të pjesës së dytë, Prishtina provoi të rrezikonte, ndërkohë që në minutën e 71-të bardheblutë u thyen, duke u ndëshkuar nga Nguen.Në këto moment prishtinasit e humbën kontrollin teksa pësuan edhe 2 gola të tjerë me anë të Mae dhe Blaziç, duke venitur përfundimisht shpresat për një mrekulli të mundshme.

Për sa i përket Myrto Uzunit, vlen të theksohet se futbollisti i Kombëtares shqiptare bëri një paraqitje mjaft të mirë pavarësisht se nuk arriti të realizonte. Ndërkohë takimi i dytë do të luhet më datë 13 korrik.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ferencvaros prishtina ferencvaros prishtina

Sondazh

Poll