Meta takon Orban: Mirënjohje për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë për hapjen e negociatave
6 Korrik 2021, 08:56Nga DOSJA
HUNGARI- Presidenti Ilir Meta, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Hungari, zhvilloi një takim me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán. Presidenti Meta i shprehu mirënjohjen Kryeministrit Orbán për mbështetjen, që i ka dhënë Shqipërisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.
Në njoftimin e presidencës, thuhet se presidenti i Republikës, pasi vlerësoi angazhimin e Qeverisë Orbán për të nxitur dhe thelluar më tej marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve, vuri në pah gatishmërinë dhe vullnetin e palës shqiptare për t’i shndërruar ato në të njëjtin nivel të mirë, siç janë marrëdhëniet politike mes dy vendeve.
Meta gjithashtu u shpreh se pas hapjes së Dhomës së Tregtisë së Hungarisë në Tiranë, bashkëpunimi ekonomik dhe fluksi turistik është rritur, si dhe theksoi se është e domosdoshme edhe vazhdimësia e fluturimeve nëpërmjet linjës ajrore direkte mes dy kryeqyteteve.
Presidenti Meta dhe Kryeministri Orbán vlerësuan gjithashtu se vitin e ardhshëm të dyja vendet do të festojnë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me rezultate edhe më domethënëse e të prekshme.
Kryeministri Orbán, duke shprehur gatishmërinë për nxitjen dhe rritjen e investimeve hungareze në të gjitha fushat ku Shqipëria ka interes, e siguroi Metën për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Qeverisë së tij për Shqipërinë dhe shqiptarët, me qëllim forcimin e mëtejshëm të miqësisë historike dhe tradicionale midis dy popujve.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është distancuar nga veprimtaria e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe, i cili u arrestua mëngjesin e sotëm nga SPAK, për...
LEZHË- Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, komentoi në një intervistë për emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço, në News24, ...
BERLIN– Kancelarja gjermane Angela Merkel udhëhoqi Samitin e fundit të Berlinit me liderët e Ballkanit Perëndimor. (Shiko këtu) Pavarësisht se kjo do të i...
BERLIN– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Bashkimi Evropian, duhet të bëjë pjesën e saj duke mbajtur premtimet e dhëna lidhur me Ballkanin Perënd...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me skandalin e djegies së mbeturinave përgjatë brigjeve të detit Adriatik. Kreu i shtetit shkruan se s...
TIRANË– Deputetja e zgjedhur e PD-së, Ina Zhupa, ka shpërndarë lajmin e dhunimit të avokatit Marjel Mejdit. Sipas Zhupës, ai është një aktivist i PD-së.Zhu...
HUNGARI– Presidenti Ilir Meta është kapur “mat” duke kundruar pamjen e krijuar nga lumi Danub. Ai është filmuar teksa është duke shijuar pamjen, duke i ndarë më...