Politike

Arrestimi i Fatos Tushes, Rama “lan duart”: S’ka mbrojtje nga PS, të përgjigjet vetë para drejtësisë!

6 Korrik 2021, 08:54 Nga DOSJA
Arrestimi i Fatos Tushes, Rama “lan duart”: S’ka mbrojtje nga

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është distancuar nga veprimtaria e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe, i cili u arrestua mëngjesin e sotëm nga SPAK, për abuzime me tenderat dhe lejet e ndërtimit. Në një reagim në Twitter, Rama thotë se çdo i akuzuar nga drejtësia, nuk ka mbrojtjen e PS, dhe se duhet të përgjigjet vetë para ligjit me avokatin dhe ‘gojën’.

“Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve.

Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak.”-shkruan Rama. 

Paraditen e sotme, kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe dhe 10 zyrtarë të Bashkisë dhe Ndërmarrjes së Pasurive Publike, u arrestuan pasi akuzohen se kanë kryer shkelje me tenderat. Një tender me vlerë 24 milionë lekë për kanalet ujitëse të qytetit është zbuluar deri më tani në media si shkaku i arrestimit, ndërsa dyshohet se ka patur edhe ndërhyrje të grupeve kriminale që kanë marrë tendera pastrimi në këtë bashki.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arrestimi i fatos tushes edi rama fatos tushe spak ne lushnje arrestimi i fatos tushes edi rama fatos tushe spak ne lushnje

Sondazh

Poll