Politike

15 mijë euro për t’i bërë “të padukshëm”! Fiken apo jo radarët? Dëshmitë e operacionit “Shpirti

5 Korrik 2021, 19:52 Nga DOSJA
15 mijë euro për t’i bërë “të

TIRANË– Dëshmia e të penduarit të drejtësisë për dosjen “Shpirti” ka trazuar politikën e vendit. Në dosjen e SPAK është zbardhur pjesa ku Marenglen Shusha tregonte para hetuesëve italianë sesi Ilirjan Ducellari paguante para tek zyrtarët e shtetit për fikjen e radarëve në mënyrë që gomonet e ngarkuara me lëndë nakotike të kalonin pa u vënë re. 

Sot, deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka risjellë deklaratat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe dy ish-ministreve të Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe Olta Xhaçka lidhur me këtë çështje vetëm disa vite e muaj më parë. 

“Kur radarët e një shteti anëtar të NATO-s fiken në shërbim të trafikut të drogës, do të thotë se shteti është vendosur në shërbim të krimit! Ja si mashtruan ministrat e Ramës,”-shkruan ai.

DEKLARATAT e ish-ministrave: 

Saimir Tahiri: Prokuroria kishte dy vite kohë që të vërtetonte nëse në kuadër të cilësdo veprimtari kriminale këto radarë mund të fiken. Unë e di që jo. Unë kam prova që jo dhe i dhashë në seancë. Prokuroria le të vijë dhe të thotë se nuk është kështu dhe këto radarë janë fikur. Unë e them jo dhe jo. Nuk ka ndodhur kurrë.

Mimi Kodheli: Nuk fiken dot. Po nuk fiken dot.

Olta Xhaçka: Tërësisht e pavërtetë. Radarët nuk fiken. Është e pamundur. Nuk ekziston.

Por si ka nisur çështja e radarëve?

Më 10 Shtator, 2019 gjatë seancës tek ish-Gjykata për Krimet e Rënda, Tahiri në mbrojtje të tij tha para togave të zeza se radarët e ushtrisë nuk punonin dhe për këtë problem kishte vënë në dijeni ministren e Brendshme të asaj kohe, Mimi Kodhelin. Pas deklaratës së ish-ministrit të Brendshëm, Kodheli tha se kur kishte marrë detyrën në shtator radarët i kishte gjetur të fikur. Sipas saj, Tahiri i kishte çuar letrën më tetor, ndërsa vetëm në dhjetor radarët kishin nisur punën. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gjyqi per saimir tahirin operacioni shpirti saimir tahiri gjyqi per saimir tahirin operacioni shpirti saimir tahiri

Sondazh

Poll