Politike

Skandali me djegien e plehrave, reagon presidenti Meta: Situata është e dënueshme me ligj, institucionet të reagojnë

5 Korrik 2021, 19:03 Nga DOSJA
Skandali me djegien e plehrave, reagon presidenti Meta: Situata është

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me skandalin e djegies së mbeturinave përgjatë brigjeve të detit Adriatik. Kreu i shtetit shkruan se situata është e dënueshme me ligj dhe se mund të sjellë pasoja të rënda në shëndet. 

Edhe njëherë, Meta u ka bërë apel drejtuesëve të pushtetit vendor dhe institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit.

“E papranueshme dhe e dënueshme ligjërisht situata e rëndë mjedisore, në prag emergjence, e shkaktuar nga mbeturinat në qendrat urbane dhe përgjatë bregdetit të Adriatikut, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik. Ky krim mjedisor, me pasoja të rënda për shëndetin e banorëve dhe të turistëve, për florën e faunën dhe që dëmton imazhin e Shqipërisë, meriton ndërgjegjësim dhe reagim të menjëhershëm efektiv të pushtetit vendor dhe të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit, si dhe ndëshkim nga drejtësia,“-shkruan Meta.

Rreth 40 ton mbeturina depozitohen dhe digjen çdo ditë në kodrën e fshatin Kazie mes zonës së plazhit në Spille dhe Plazhit të Gjeneralit. Grumbullimi dhe djegia e tyre ka shkaktuar ndotje të madhe mjedisore, tani në pikun e sezonit turistik.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike djegia e plehrave ne durres durres ilir meta djegia e plehrave ne durres durres ilir meta

Sondazh

Poll