Politike

Erion Braçe “shënjestron” Fatos Nanon? Zv.kryeministri gjithë nerva: Më idiotët në rrugë janë ata me targën

5 Korrik 2021, 19:40 Nga DOSJA
Erion Braçe “shënjestron” Fatos Nanon? Zv.kryeministri

TIRANË– Zv.kryeministri i vendit, Erion Braçe ka dalë në një konstatim: personat që mbajnë targat 007 në makinat e tyre janë më “idiotët” në rrugë dhe trafik. Ndërsa po ashtu ka publikuar edhe rezultatet e “vëzhgimit” personal në rrjetet sociale, ku shpreh hapur mospëlqimin për ata që nuk kanë asnjë postim. 

“Ndër më idiotët në rrugë/trafik janë ata me targën 007! Ndër më idiotët në rrjet/trafik, Instagram, Twitter e posaçërisht në Facebook, janë ata pa asnjë postim në profilet e tyre, por kanë flamuj të dynjasë ama!,“-shkruan Braçe. 

Në Shqipëri, një është personi më i famshëm që përdor targën “007”, aq sa është bërë i njohur edhe për “fiksimin” e tij për këtë numër. Është lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Mediat kanë publikuar ndër vite makinat e tij luksozë, nga të cilat nuk mungonte asnjëherë targa e njëjtë me numrin e tij të fatit. Po Braçe me kë e ka?

Mos vallë është ndeshur në rrugë me Nanos dhe në inat e sipër nga ndonjë parakalim i gabuar ka bërë statusin? Apo është e gjitha një rastësi dhe mllefin e ka të akumuluar me persona të tjerë?

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion brace fatos nano postimi i braces per targen erion brace fatos nano postimi i braces per targen

Sondazh

Poll