Politike

Avokati u sulmua nga disa persona, PD: Dhunohet barbarisht aktivisti i PD në mes të Sarandës, policia të zbardhë ngjarjen

5 Korrik 2021, 18:22 Nga DOSJA
Avokati u sulmua nga disa persona, PD: Dhunohet barbarisht aktivisti i PD

TIRANË– Deputetja e zgjedhur e PD-së, Ina Zhupa, ka shpërndarë lajmin e dhunimit të avokatit Marjel Mejdit. Sipas Zhupës, ai është një aktivist i PD-së.

Zhupa shkruan se vendi po bëhet çdo ditë e më i pasigurt, ndërsa për dhunimin e qytetarit ajo thekson së është viktimë e regjimit Rama – Doshi.

POSTIMI:

Sot në Shqipëri askush nuk është më i sigurt.Në mes të ditës, në mes të qytetit turistik të Sarandës, Marjel Mejdi, aktivist i PD, qytetar model nga fisi Mejdi eshte goditur barbarisht nga persona te panjohur. I bëj thirrje autoriteteve policore të hetojnë pa humbur kohë ngjarjen dhe të vënë para drejtësisë autorët për të marr dënimin e merituar. Vendi po bëhet çdo ditë e me i pasigurt. Qeveria  sic po dëshmohet gjithnjë e me shumë është në shërbim të krimit dhe policia garante e tij.  Drejtesia është në duart e më të fortit, me të pasurit e më te pushtetshmit. Qytetari është viktima e regjimit Rama- Doshi!

Tre mjete i zënë pritë, e nxjerrin me forcë nga ‘Benzi’/ Dhunohet me shkopa bejsbolli avokati 39-vjeçar në Sarandë, trupi i tij i mbushur me fraktura të rënda (DËSHMIA)

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sherr ne sarande sherr ne sarande

Sondazh

Poll