Politike

‘PËRPLASJA’ e fundit! Rama kritika BE-së: Të mos shndërrohemi në karikaturë. Merkel: Je i drejpërdrejtë në

5 Korrik 2021, 20:30 Nga DOSJA
‘PËRPLASJA’ e fundit! Rama kritika BE-së: Të mos

BERLIN– Kancelarja gjermane Angela Merkel udhëhoqi Samitin e fundit të Berlinit me liderët e Ballkanit Perëndimor. (Shiko këtu) Pavarësisht se kjo do të ishte hera e fundit që Samiti udhëhiqej nga Merkel, kryeministri Edi Rama duket se nuk i ka dalë e heqja për veton e vendosur nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut që “dogji” edhe Shqipërinë.

Megjithatë para ‘hatërmbetjeve’, Rama ka marrë pak kohë për të falenderuar Merkelin për nismën e saj, duke e siguruar se rajonin e Ballkanit Perëndimor e ka lënë në duar të sigurta, ato të presidentes së KE-së, Ursula Von der Leyen dhe Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varheyli. Pasi ka mbaruar me fjalë të mira, ka renditur një më një të gjitha pikat që sipas tij nuk shkojnë mes Bashkimit Europian dhe rajonit.

Madje ka shkuar edhe aty saqë ka llogaritur investimet e BE-së në rajon me ato në Kroaci, të cilat janë shumëfish më shumë. Pasi Rama mbaroi me “shfryrjen e inateve”, Merkel sërish e falenderoi për tablonë e parashtruar sipas këndvështrimit tuaj, duke i përmendur edhe një telefonatë. 

REPLIKAT MES RAMËS DHE MERKELIT:

EDI RAMA: Faleminderit shumë Angela. Do të doja që të të falenderoja sinqerisht që keni iniciuar dhe jeni angazhuar në këtë proces. E di që s’të pëlqejnë lavdatat. Por mendoj se procesi që keni nisur ka qenë i rëndësishëm për të mbajtur gjallë atë që Bashkimi Europian po vret. Flakën e shpresës tek e ardhmja. Thënë këto, mendoj se është shumë e rëndësishme që të kemi më shumë autorësi në proces. Është e rëndëisishme që procesi të kombinohet me përpjekjet e shtuara të Komisionit bazuar në planin e ri ekonomik dhe të investimeve. Sigurisht është e trishtë dhe të gjithë e dinë që ndërkohë procesi i integrimit të rajonit që dikur shihej dhe tregohej si rruga e duhur për të nënshtruar nacionalizmat është shndërruar në një proces që shtypet nga nacionalizmat e BE-së. Ja që, herë aty e herë këtu, nacionalizmat në BE janë duke e ndërlikuar rrugën tonë në Be dhe po luajnë rolin e kundërt. Gjithsesi, siç do të thoshte edhe legjendari Donald Trump: Është ajo që është! (It is ëhat it is!) Kështu na duhet të ecim para me ato që kemi dhe mendojmë se procesi i Berlinit dhe ajo që është nxjerrë prej tij është shylla më e fortë e shpresës për të ardhmen. Dua të theksoj se e pata shansin që të ndaja me kancelaren se është e rëendësishme që të ecim para shpejt dhe të shmangim kthimin në një karikaturë të BE, dhe të bëhemi viktima të vetove rtë ndryshme dhe të nevojës për konsenus. I kemi objektivat e qarta. Ajo që tha Ursula është një panoramë mjaft e qartë e asaj që duhet të bëjmë. Treg i përbashkët dhe implementim sa më të shpejtë të 4 lirive të Europës. Kështu që nuk kemi iluzione se kjo do na shpëjtojnë nga hendeku i madh mes nesh dhe BE. Sa për t’ju dhënë një shembull me shifra. Në planin e BE për vitet 2021-2027, Ballkani do të marrë 507 euro për frymë. Pa bërë krahasime me të tjerët, por vetëm me Kroacinë. Ajo do të marrë 5195 euro, natyrisht që janë të mirëmerituara, por është ajo që është. Në fund duhet ta përmbyll duke thënë se Shqipëria është e bindur dhe do të inkurajojë në përshpejtimin e procesit. Nuk do të kërkojmë konsensus me kusht për çdo gjë. Do të kërkojmë për gjithpërfshirje. Një proces me të gjithë që duan ta përshpejtojnë. Me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, dua të bëj të qaetë se nuk vendosur që të ndajmë gjësend, askënd por thjesht kemi vendosur të ecim sa më shumë që të jetë e mundur duke përsëritur se të gjithë janë të mirëseardhur. Por duke deklaruar gjithë kohës se nuk do të presim askënd. Rruga është e hapur. Objektivat janë të qarta, varet nga në që të ecim para se të jetë e mundur, duke shpresuar që nga ana e BE do të ndodhë e njëjta gjë. Më duhet të them se Komisioni, presidentja dhe sidomos Komisioneri Verheyli po shpëtojnë fytyrën e Bashkimit Europian në Ballkan.

ANGELA MERKEL: Faleminderit i dashur Edi për tablonë mjaft të drejtpërdrejtë sipas këndvështrimit tuaj. Kemi folur së fundmi në telefon dhe shpresojmë që do të bëjmë progres.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike angela merkel edi rama samiti i berlinit 2021 angela merkel edi rama samiti i berlinit 2021

Sondazh

Poll