Politike

Samiti i Berlinit/ Merkel: Bashkëpunimi mes shteteve të Ballkanit, i nevojshëm për integrimin! Rama me kritika: Nacionalizma

5 Korrik 2021, 06:42 Nga DOSJA
Samiti i Berlinit/ Merkel: Bashkëpunimi mes shteteve të Ballkanit, i

GJERMANI– Sot është zhvilluar konferenca e fundit e kancelares gjermane, Angela Merkel me liderët e Ballkanit Perëndimor. Takimi u paralajmërua ditën e djeshme nga vetë Merkel, e cila gjatë fjalës së saj renditi disa probleme që duhen zgjidhur, duke vënë theksin tek zgjerimi i Bashkimit Europian dhe tek dialogu mes Serbisë dhe Kosovës.

Lidhur me veton e vendosur nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut, duke penguar vendosjen e një date për konferencën ndërqeveritare, nga e cila u “dogj” edhe Shqipëria, Merkel tha se ka nevojë për shumë punë e durim. Ndërsa lidhur me Kosovën, ajo pranoi hapur se kishin hasur në vështirësi. 

“Shumë mbetet për të bërë, por shumë është bërë,”-e përfundoi fjalën e saj kancelarja e Gjermanisë. Pas saj, një fjalë mbajti dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili nuk ngurroi që të hidhte akuza për nacionalizëm ndaj vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ndërsa edhe njëherë përmendi nismën e Shengenit të Ballkanit duke përcjellë një mesazh për vendet e tjera të reja. Për fundimit të fjalës së tij, Merkel e falenderoi duke zbuluar se kishte diskutuar me kreun e qeverisë shqiptare edhe nëpërmjet telefonit për një çështje të tillë. 

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen dhe Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varheyli, të cilët Rama i cilësoi si personat që po shpëtonin fytyrën e BE në Ballkan, gjithashtu nënvizuan rëndësinë e zgjerimit të unionit. Pas Merkel, Samiti i radhës për Ballkanin Perëndimor do të mbahet më 6 tetor dhe do të drejtohet nga kryeministri Slloven Janez Jansa, ku do të diskutohen proceset e pranimit të vendeve si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që aspirojnë që të bëhen pjesë e BE-së.

Gjatë Samitit, Komisioni rikonfirmoi angazhimin e tij për bashkëpunim dhe mbështetje për rajonin në rimëkëmbjen e tij pas-pandemike përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve. Nga ana tjetër, Greqia shprehu vullnetin e saj politik për të mbështetur shtrirjen e nismës ‘Green Lanes’ në Ballkanin Perëndimor dhe angazhimin e saj për të punuar drejt zbatimit të saj në pikat e përcaktuara të kalimit kufitar midis Greqisë dhe vendeve fqinje të Ballkanit Perëndimor – Shqipëri dhe Maqedonia e Veriut. Samiti i këtij viti ishte gjithashtu një mundësi për të festuar hyrjen e plotë në fuqi më 1 korrik 2021 të Marrëveshjes Rajonale të Roaming, e cila po heq tarifat e roamingut brenda rajonit, ndërkohë që u paralajmërua se po përgatitet heqja graduale etarifave të roaming midis Ballkanit Perëndimor dhe BE.

 

 (kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike angela merkel edi rama samiti i berlinit 2021 angela merkel edi rama samiti i berlinit 2021

Sondazh

Poll