Bota

Brukseli: Të mërkurën takimi i ardhshëm për dialogun Kosovë-Serbi

5 Korrik 2021, 18:55 Nga DOSJA
Brukseli: Të mërkurën takimi i ardhshëm për dialogun

BRUKSEL– Takimi i ardhshëm për dialogun Kosovë-Serbi do të mbahet më 7 korrik në Bruksel. Datën e takimit të radhës e konfirmoi zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano.

Mund të konfirmoj se takimi i ardhshëm në kuadrin e Dialogut Beograd-Prishtinë në nivelin e kryenegociatorëve do të zhvillohet në Bruksel këtë të mërkurë 7 Korrik,”- tha Stano në një përgjigje për “Zërin” në Kosovë.

Dje, drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovës në Serbi, Petar Petkoviç ka bërë të ditur se raundi tjetër i bisedimeve Kosovë-Serbi do të ketë temë kryesore për bisedime asosacionin e komunave me shumicë serbe.

Lidhur me këtë çështje, zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer tha se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumice serbe është obligim, të cilin institucionet e Kosovës dhe duhet ta zbatojnë!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni peter stano takimi kosove-serbi 7 korrik peter stano takimi kosove-serbi 7 korrik

Sondazh

Poll

Bota 5 Korrik 2021, 18:16

ITALI– Një 34-vjeçar me origjinë shqiptare, ka vjedhur një banesë në Itali, e cila ishte bosh pasi pronarët ishin me pushime. Shqiptari ka prerë derën e ...