Bota

COVID-19/ 6 pacientë humbën jetën në Klinikën Infektive në Prishtinë, dyshimi nga familjarët: Duam të vërtetën

5 Korrik 2021, 16:50 Nga DOSJA
COVID-19/ 6 pacientë humbën jetën në Klinikën Infektive

KOSOVË– 5 korrikun e një viti më parë, gjashtë pacientë humbën jetën njëri pas tjetrit brenda një kohe shumë të shkurtër në Klinikën Infektive në Prishtinë, ku po kuroheshin nga Covid 19.

Prokuroria ende nuk i ka përfunduar hetimet mbi ngjarjen, ndërsa të afërmit kërkojnë të dinë të vërtetën se çfarë ndodhi asokohe. Vajza e 70 vjeçarit nga Mitrovica, Xhafer Fazlliu, një nga viktimat e asaj nate, thotë se të afërmit po prisnin që ai të dilte nga spitali kur papritur i njoftuan për vdekjen e tij.

Arbënorja, e cila jeton në Suedi, rrëfen se i ati nuk kishte sëmundje shoqëruese. Ajo shprehet se nëse nuk merr përgjigje, do të kthehet në Kosovë e do të trokasë në dyert e të gjithë institucioneve për të kërkuar drejtësinë që e premtoi veç të tjerash edhe vete ministri i shëndetësisë, Arben Vitia.

Marrë nga Top Chanel

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arben vitia covid-19 xhafer fazlliu arben vitia covid-19 xhafer fazlliu

Sondazh

Poll