Bota

“Caroline ishte unike në kikboks”, flet shoku i pilotit: Babis ishte narcist, na ra si bombë që ishte autori

5 Korrik 2021, 18:51 Nga DOSJA
“Caroline ishte unike në kikboks”, flet shoku i pilotit: Babis

GREQI– Vrasja e Caroline Crouch ende mbetet në ‘lupën’ e mediave greke e jo vetëm.

Piloti Giannis Halvatzis, një nga kolegët e Babis Anagnostopoulos ka rrëfyer në një intervistë për mediat greke se 32-vjeçari ishte i ftohtë dhe narcist.

Babis ishte gjithmonë pak i largët dhe i ndrojtur, i mbyllur. Ai ishte një pilot i mirë, por edhe pak narcist. Diçka që është disi normale, kur je pilot në një moshë kaq të re” tha ai duke kaluar më pas te lidhja me Carolinën.

“Ne e kishim parë Caroline dhe na bëri përshtypje mosha e saj (e mitur) dhe marrëdhënia e tyre. Ai nuk na tregoi sa vjeç ishte, por dukej sikur ajo ishte një vajzë e vogël”. Lajmi për vrasjen e Caroline dhe faktit që ishte Babis autor “na ra si një bombë” tha më tej ai.

Giannis Halvatzis tregon edhe bisedën me Carolinën para martesës me pilotin. “Ajo ishte e qeshur, bashkëpunuese, një vajzë shumë pozitive, por dukej se ishte e vogël. Ajo më tha se ata do të martoheshin në Portugali dhe kur e pyeta pse? Ajo më tha “ne duam ta jetojmë martesën tonë si një përrallë“.

Caroline ishte një vajzë aktive dhe, ndër të tjera, merrej me kikboks. Trajneri i saj që nga shkolla e arteve marciale në Alonissos, foli për një talent të rrallë që u detyrua të ndalet, duke nënkuptuar Babisin si përgjegjës.

“Caroline ishte një sportiste shumë e mirë, mbase më e mira që kaloi në këtë shkollë. Ajo ishte një vajzë mrekulli, një talent unik, që fatkeqësisht ndaloi kikboksin jo sepse ajo dëshironte, por sepse atë e detyruan” tha ai.

Babis u arrestua pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni babis anangnostopolos vrasja e caroline crouch babis anangnostopolos vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll

Bota 5 Korrik 2021, 18:16

ITALI– Një 34-vjeçar me origjinë shqiptare, ka vjedhur një banesë në Itali, e cila ishte bosh pasi pronarët ishin me pushime. Shqiptari ka prerë derën e ...