Bota

Presidenti i Malit të Zi: BE-ja duhet t’i japë Kosovës liberalizimin e vizave

5 Korrik 2021, 16:43 Nga DOSJA
Presidenti i Malit të Zi: BE-ja duhet t’i japë Kosovës

MALI I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq së fundmi ka thënë se Bashkimi Europian, duhet ta miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në një intervistë për TV21 të Shkupit, Gjukanoviq është i mendimit se BE-ja duhet t’i fillojë negociatat me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur. Ai gjithashtu vuri re se vonesa në zgjerimin e Bashkimit Evropian, kur ishte radha e Ballkanit Perëndimor, lë hapësirë ​​për ndikimin e palëve të treta.

”Liberalizimi i vizave duhet t’i jepet Kosovës dhe një shtysë shtesë në procesin e negociatave me Malin e Zi dhe Serbinë. Për fat të keq, ato palë të treta po veprojnë nga platforma që janë kundër interesave thelbësore evropiane dhe kjo sjell konfuzion shtesë në politikat e vendeve të Ballkanit Perëndimor”– tha Gjukanoviq.

Ai shtoi se këto ishin idetë nga fillimi i viteve 1990, kur idetë e formimit të tri shteteve të mëdha të Ballkanit Perëndimor funksiononin ende.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni be millo gjukanoviq be millo gjukanoviq

Sondazh

Poll