Bota

5 Korrik 2021, 18:16 Nga DOSJA

ITALI– Një 34-vjeçar me origjinë shqiptare, ka vjedhur një banesë në Itali, e cila ishte bosh pasi pronarët ishin me pushime. Shqiptari ka prerë derën e kasafortës me trapan.

Ishte një fqinj i cili kishte dëgjuar zhurma të cuditshme, ai që telefonoi policinë dhe bënë të mundur kapjen e grabitësit shqiptar.

Karabinerët mbërritën menjëherë në vendngjarje, pasi ishin pranë zonës duke mbikqyrur pasi zona është e lakmuar nga hajdutët në periudhën e pushimeve.

Policët kapën në befasi shqiptarin që po zbriste nga një ballkon në një shkallë. Ai u përplas fizikisht me një nga policët. Ata e ndoqën me makinë dhe në këmbë për rreth treqind metra, duke arritur ta arrijnë dhe ta bllokojnë në një rrugë qorre.

34-vjeçari shqiptar, duke përfituar nga mungesa e pronarëve, kishte përdorur shkallët e kuzhnjës për të hyrë në ballkon. Pasi dëmtoi grilën dhe thyeu xhamin e një dritareje, ai hyri në shtëpi duke kërkuar për sende me vlerë dhe para.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arrestohet shqiptari ne itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll