Bota

Kancelari Sebastian Kurz del në krah të Ballkanit Perëndimor: BE duhet të përmbushë premtimet e saj

5 Korrik 2021, 17:55 Nga DOSJA
Kancelari Sebastian Kurz del në krah të Ballkanit Perëndimor: BE

GJERMANI- Kancelari austriak Sebastian Kurz në Samitin mbi Ballkanin Perëndimor të Procesit të Berlinit i ka rikujtuar BE-së premtimet e dhëna Ballkanit.

Kruz ka kërkuar që BE-ja të përmbushë premtimet e saj, duke iu referuar premtimit të parealizuar për të hapur bisedimet e pranimit me Tiranën dhe Shkupin. Sipas tij, BE-ja është e plotë vetëm kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë anëtare të BE-së.

“Ne duhet të përmbushim premtimet tona,” -tha ai.

Teksa ka mbështetur iniciativën e Kryeministrit Slloven Janez Jansa për të mbajtur Samitin e BE mbi Ballkanin Perëndimor në tetor, si ka theksuar se Austria do të qëndrojë në anën e Ballkanit Perëndimor.

“Austria do të qëndrojë gjithmonë në anën e Ballkanit Perëndimor,”– tha ai.

LAJMI KRYESOR: Samiti i Berlinit/ Merkel: Bashkëpunimi mes shteteve të Ballkanit, i nevojshëm për integrimin! Rama me kritika: Nacionalizmat tuaja po vështirësojnë procesin. Von der Leyen dhe Varheyli po shpëtojnë ‘fytyrën’ e BE në rajon

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota be samiti i berlinit 2021 sebastian kurz be samiti i berlinit 2021 sebastian kurz

Sondazh

Poll