Bota

Kishte në duar dosjen e ish-kryeministrit Gruevski, shkarkohet gjyqtari Boshevski

5 Korrik 2021, 16:48 Nga DOSJA
Kishte në duar dosjen e ish-kryeministrit Gruevski, shkarkohet gjyqtari

MAQEDONI E VERIUT- Këshilli Gjyqësor me dhjetë vota “pro” ka vendosur shkarkimin nga detyra të magjistratit  Goran Boshevski, i cili po merrej me rastin e ish-PSP me emrin e koduar “Trajektorja”. Rast ku dyshohet se është përfshirë edhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski.

Shkarkimi i Boshevskit automatikisht do të thotë se “Trajektorja” do të nisë nga fillimi dhe nënkupton rishfaqjen e dëshmive dhe ekspertizës, lëshimin e të ashtuquajturave “bomba”, ndësa po ashtu pritet edhe marrja në pyetje e dëshmitarëve.

Gjyqi për autostradat kineze, i udhëhequr nga Boshevski, filloi në dhjetor 2017 dhe ende nuk ka përfunduar. Shkarkimi i Boshevskit do të thotë që ky rast do të marrë një gjykatës të ri, kështu që procesi duhet të fillojë zyrtarisht nga fillimi.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dosja “trajektorja” nikolla gruevski dosja “trajektorja” nikolla gruevski

Sondazh

Poll